Dr. Lukë Gjokaj, mjek, humanist e aktivist i dalluar, vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, më 17. 08. 2014, moshën 64 vjeçare.
Dr. Gjokaj nuk ishte vetëm mbajtës i titullit doktor, ai ishte baba, vëlla, mik… jo vetëm i te afërmve të tij po i gjithë Malësisë.
Me një natyrë qetësuese dhe të afërt ai trajtonte çdo pacient si pjesëtar të familjes. Ishte i gatshëm për të shërbyer popullin e vet në mëngjes, mesditë, mbrëmje, mesnatë… pa u lodhur kurrë. Ishte mjek, humanist e aktivist i dalluar.
Në histori mbesin luftëtarë, shkrimtarë, poet, revolucionarë por për Malësi Dr. Lukë Gjokaj do të mbetet pjesë e historisë dhe nuk do të harrohet kurrë! E paste token e lehte dhe pushoftë në paq! /MALESIA.ORG/