Fondi Humanitar “Malësia” në mbledhjen e radhës të mbajtur më 15 kurrik 2014 solli vendimin e hapjes së konkursit për bursë studentore për vitin akademik 2014-2015. Të drejtë burse kanë të gjithë ata studentë të cilët përmbushin kërkesat e parashtruara nga Fondi Humanitar “Malësia”.
Përparësi në përfitim të bursës kanë studentët e dalluar malësorë të cilët ligjeratat i ndjekin në gjuhën shqipe. Aplikantët këshillohen të lexojnë me vëmendje formularin përkatës për bursë i cili specifikon kushtet e konkurimit.
Aplikantët këshillohen që materialin e tyre aplikues ta postojnë në adresën e Fondit Humanitar “Malësia”. Një veprim i tillë përshpejton proçesin aplikues të çdo studenti. Gjithashtu ne u bëjmë apel aplikantëve që dokumentacioni i tyre të paraqitet sa më dinjitoz, i printuar, duke respektuar normat aplikuese.
Duke u nisur nga përvoja e viteve të mëparshme, këshillojmë aplikantët që të jenë të vëmendshëm në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.Aplikimi do të shqyrtohet vetëm atëherë kur ai të jetë tërësisht I kompletuar dhe postuar jo më vonë se me 1 nëntor, 2014.Në rast të pamundësisë për të dërguar dokumentacionin e plotë brënda afatit të kërkuar, aplikanti duhet të na kontaktojë perms emailit:fhm@fhmalesia.org apo shërbimit postar me arsyet e mangësive në mënyrë që aplikimi të mos anulohet si jo I plotë.Shëmbull tipik do të ishte vonesa e lëshimit të vërtetimit të regjistrimit për vitin akademik nga institucioni edukativ ku aplikanti ndjek studimet. Në raste të tilla, Fondi Humanitar Malësia rezervon të drejtën të ua mundësojë plotësimin e dokumentacionit edhe pas skadimit të afatit të aplikimit.
Ndarja e bursave do të përcaktohet në mbledhjen e radhës të dhjetorit mbasi i gjithë materiali aplikues të ketë mbërritur në zyrën tone.Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni Fondit Humanitar ose sitin tonë të internetit ku mund të pajiseni me formularin aplikues dhe të njoftoheni me kushtet dhe afatet e konkurimit.
Fondi Humanitar “Malësia” ju dëshiron suksese në procesin aplikues!
Sinqerisht,
Ëjllo M. Berishaj
Fondi Humanitar “Malësia” si organizatë jofitimprurëse është i klasifikuar në sekcionin 501 (c) 3 të Kodit të Brëndshëm Tatimor. Organizata synim kryesor ka ngritjen dhe avancimin kulturor, arsimor, politik dhe ekonomik të shqiptarëve të cilët jetojnë në Mal të Zi, respektivisht në rajonin e Malësisë së Madhe me qendër Tuzin, si dhe diasporen shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo kontributet financiar pranë Fondit Humanitar është i deklarueshëm kundrejt rembursimit taksor si për individët dhe korporatat dhe kontributet nga organizatat private trajtohen si distribuime kualifikuese duku iu menjanuar taksës shtes.
Krytar:
Ejllo Berishaj
Nënkryetar:
Anton T. Sinishtaj
Arkëtar:
Gjon GJ.Ivezaj
Sekretar:
Kol Z.Cacaj
Anëtar të kryesisë:
Leonard Gj. Berishaj
Lek Gj. Gjolaj
Gjergj P. Dedvukaj
Gjon P. Dedvukaj
Martin M. Junçaj
Halil Rr. Nikaj
Nikollë N.Junçaj
Rrok P. Lugjuraj
Mustaf A. Hakramaj
Lulash Z. Junçaj
Shaqir H. Gjokaj
Anton Gj. Ulaj
Vasel P. Ulaj
Mark N. Berishaj
Marjan N. Berishaj
Zef L. Gjokaj
Pjeter N. Berishaj