Bëhet publike dokumenti i cili tregon se në vitin 1908/1909 Tuzi me rrethina ishte 100 për qind i banuar nga shqiptarët.
Një fotokopje e dokumentit origjinal të cilin Komisioni Shqiptar përdori në Konferencën e Paqes në Paris 1919 për të mbrojt territoret e banuara me shqiptar, tregon se rrethi (Kaza) i Tuzit ku përfshihej territori i Malësisë përbëhej nga popullata 100 për qind shqiptare.
Statistika të Perandorisë Osmane të vitit 1908/1909, kopje e dokumentit i cili gjendet në arkivat e Vatrës u përdor nga shqiptarët në Konferencën e Parisit për të dëshmuar mbi padrejtësitë e copëtimit të tokave shqiptare. /MALESIA.ORG/