Me 11 Shtatorë në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi, saktësisht Inspeksionit të Arsimit, kam dorëzuar ankesën, pakënaqësinë e vendimit të drejtorit te Sh.F. Mahmut Lekiq – Nikollë Dukaj, që nuk vazhdoj punën në shkollë për arsye se nuk jam vendas (banor), këto janë fjalët e drejtorit: “PERPARSI KA VËTALIJA (BANORI)”.
Drejtori mund të mohojë nesër ato fjalë që ka thënë, sepse e ka atë të drejtë, por si ka thënë ashtu është bërë (kryer), këta e dinë të gjithë. Ta vërtetoj inspeksioni gjatë ditës përsëri. Informacionet i kam fituar se inspeksioni e ka vërtetuar, por përgjigjen nuk e kam fituar ende. Vetëm unë kam mbetur i papunësuar nga 5 kolegët e mi që kemi qenë në vende të lira punët, dhe nuk kam keq, vetëm kam keq nga thënia, të cilën mendoj dhe rri mbas asaj se drejtori nuk guxon ta përdorë, se me atë thënie drejtori përulë vetëvetën, kjo thënie për mua është diskriminuese. Por për inspeksionin e arsimit duket se nuk është diskriminuese, kjo thënie sipas tyre është shumë e drejtë, dhe drejtori e ka atë drejtë ta përdor!
Por ok, tjetra është se nuk guxoj të punoj as në vendbanimin tim ku shkollën e kam 500m nga shtëpia. Kam lyp te punoj aty se kam përparësi para të gjithë kolegëve të mi, sipas rregullës së drejtorit : “PERPARSI KA VËNDASI (BANORI)”. Por nga drejtori s’kam mundur të fitoj përgjigje! Pse nuk mundem të punoj në Vuksanlekaj?
Për dikën vlen kjo rregull e për mua jo.
A nuk është ky diskriminim?!
Me 10 dhe 11 shtator kam pasur kontakte me 7 persona në zyrat e Ministrisë së Arsimit, për të bërë pyetje, marrë përgjigje, e dëgjuar mendimet e profesorëve, magjistrave dhe doktorëve. Kam fituar këto përgjigje: “Drejtori ka të drejtë të marrë në punë atë që donë ai, kurë nuk ka konkurs”, “mund të marr atë që të donë duke mos shikuar se kur ka kryer diplomimin”, “duke mos shikuar Provimin Profesional kur ka kryer”, “duke mos shikuar Licencën e Entit për Shkollim”, “duke mos shikuar sa ka shërbye në punë”, “duke mos shikuar përvojën e punës”, “duke mos shikuar notën mesatare”, “duke mos shikuar a është vendas (banorë)”, “mund të shikoj nëse është vendas (banorë)”, “mund të marrë në punë personin pa Provim Profesional, e ai që ka komplet dokumentacionin s’ka çfarë të bëj”, “mund të angazhojë një person nga rruga për 1 muaj”, “ka të drejtë me gënjejë (rrëna-gegërisht)”, “ka të drejtë të shkel fjalën e dhënë”, “ka të drejtë mos me dhanë përgjigje”, “ka të drejt të bëj rokada pa kufi me punëtorë”, “ka të drejtë të thotë Arben puno deri në konkurs (dhe të largon nga puna pa dalë konkursi)”, “e ka të drejtën të thotë përparësi ka vendasi, atëherë të thotë s’kam thënë ashtu”, “ka të drejtë të thotë të gjithë kthehemi në vende pune nëse nuk janë klasat e kombinuara (e vetëm mua nuk më kthyet)”, “ka të drejt të jap përparësi femrave para meshkujve (në këtë rast 4 femra dhe 1 mashkull)”, “ka të drejt me punësua përmes lidhjes (intervenimit)”.
Kryesisht gjithçka shkon në favor të drejtorit, për arsye se i ka të gjitha të drejtat e mundshme.
Unë nuk di se çfarë rrugësh duhet kaluar personi i cili pretendon të bëhet drejtor, nuk di se çfarë mëson personi nga ato rrugë, nuk di se çfarë fjale jep personi kur e merr një detyrë kaq të rëndësishme!
Kam disa pyetje për drejtorin Nikollë Dukaj:
– Përveçse dokumentacionit të kompletuar, cilat kriteriume, cilat përparësi jepni personave që ju i punësoni?
– A janë rregullat e njëjta si në fillim të vitit shkollore, si në konkurs?
– Çfarë rruge kishi marrë ju, po të ishit në vendin tim?
Më duket që këto përgjigje s’do i fitoj as unë e as qytetarët.
A është e drejtë apo e padrejtë që s’jam në punë nuk e di, nuk jam unë ai që vendos, por çfarë mund të pres unë nga konkursi? Përsëri papunësim! A thua në konkurs është një rregull tjetër? Si psh: “E drejta e lirë e zgjedhjes”, “Lloto (me nr. kush të ketë fat)”. A është e mundur se nuk ka kurrfarë rregullash për punësim në arsim?
Mbas 5 viteve diplomim dhe më shumë se 3 vite përvojë pune, ende nuk kam gjetur punën se para meje kanë përparësi kolegët që para 7-8 muajve kanë kryer Provimin Profesional dhe nuk kanë pasur Licencën e Entit për Shkollim, unë nuk kam gjë kundra kolegëve të mi, ju lumtë që e kini atë përparësi. Por pyes drejtorin cila është përparësia ime?
Për gazetën Vijesti drejtori thotë: “POR NË KONKURS TË GJITHË DO E KAN SHANSEN, DHE DO TË ZGJEDHIM MË TË MIRËT”, (“ALI ĆE NA KONKURSU SVI IMATI PRILIKU, PA ĆEMO IZABRATI NAJBOLJEG”).
A do e mbaj fjalën drejtori? Mbetet të presim e të shohim.
Drejtor në qoftë se në konkurs nuk e respektoni fjalën e dhënë apo rregullën e lartpërmendur, keni opsionin tjetër, opsionin e dytë të cilin ju vetë e kini thënë para meje dhe disa kolegëve të cilëve nuk do u jap emër por dimë për kënd është fjala, (dhe e keni përdor në rastin tim në paralelen e shpërndamë në Milesh, çka është edhe vërtetuar) e ajo është: “PERPARSI KA BANORI (VËTALIJA)”, (“PREDNOST IMA MJEŠTANIN”).
Në qoftë se as këtë rregull nuk e respektoni, e nuk punësohem në Vuksanlekaj, në qoftë se përgjigja është “JO”, atëherë diçka po fshefet, diçka është me të vërtet!
Kam ecur rrugës ligjore, mbas gjitha këtyre rrugëve: profesorëve, magjistrave, doktorëve, inspeksionit të arsimit, ministriet të arsimit, ministrit S.S. (ende s’kam përgjigje!), deri më sot nuk kam fituar përgjigje konkrete vetëm: “Drejtori është në të drejtë”, “Përparësi ka drejtori”, kaq. Edhe një përgjigje që kam fituar para disa ditëve nga personi me iniciale O.N. është kjo: “DREJTORI KA TË DREJTË TË ZGJEDH VETË, SHANSEN E KENI TË GJITH NË KONKURS”. Rezultati i gjitha këtyre sipas mendimit tim është se drejtori ka përkrahje të madhe nga Podgorica. Pse ka përkrahje nga Podgorica? – Mendoj se është turp i madh për “Ministrinë e Arsimit” me thënë: “DREJTORI ËSHTË NË GABIM”. Sipas mendimit tim, këtë ministria nuk e lejojnë ta thonë.
Unë kam pasur ofertë të punoj nga drejtori i shkollës tjetër, por kam refuzuar. Kam refuzuar se mendoj kam mbetur i papunësuar padrejtësisht nga vendimi i drejtorit. Unë nuk kam qenë i kënaqur me vendimin, dhe mendoj që Arben Camaj nuk e ka merituar të largohet nga puna me thënien “PERPARËSI KA VËNDASI”.
Ajo nuk është thënie profesionale, thënien profesionale nuk e kam fituar nga drejtori i Sh.F. “Mahmut Lekiq” – Nikollë Dukaj.
Presim konkursin, nuk di sa do të vonoj, por konkursin e cakton drejtori, jo ministria. Këtë informacion e kam nga personat që punojnë në Ministrinë e Arsimit.
Me respekt, Arben Camaj
_______________________________________________________________
Rapoti i dorzuar më 11 Shtatorë 2014 – MINISTRIA E ARSIMIT TË MALIT TË ZI – INSPEKSIONIT TË ARSIMIT
Emri dhe mbiemri: Arben Camaj
Ditëlindja: 10.04.1986 Podgoricë
Shtetësia: Mali i Zi
Tel.: 067 898 177
E-mail: benicamaj@live.com
Adresa: Vuksanlekaj p.n. – Tuz
Edukimi:
-Grada Bachelor (BSc) Programi i studimit të mësuesave në gjuhën shqipe – Univerziteti i Malit të Zi – Podgoricë 2009
-Provimi profesional 30.09.2011 – O.Š. “Mahmut Lekiq” – Tuz
-Licenca (Enti për Shkollim) lëshohet me 22.07.2014 deri më 22.07.2019
Përvoja e punës:
– Shtatorë 2010 – Shtatorë 2011 (Sh.F.
Mahmut Lekiq – Tuz)
– Mars 2012 – Korrik 2013 (Sh.F. Bashkimi – Skorraq)
– Shtatorë 2013 – Korrik 2014 (Sh.F. Mahmut Lekiq – Paralelja e shperndame Milesh)
Shprehi pakënaqësinë e vendimit të Nikollë Dukaj, drejtor në Sh.F. Mahmut Lekiq – Tuz. Arsyeja pse nuk vazhdoj punën është e paspjegueshme, këto janë fjalët e tij: “PERPARSI KA VËTALIJA (BANORI)”.
Unë jetoj në fshatin Vuksanlekaj, dhe kam punuar në Sh.F. Mahmut Lekiq në paralelen e shperndame Milesh nga 09.09.2013 – 31.07.2014.
Kur kam fillua punën drejtori më ka thën: “ARBEN PUNONI DERI NË KONKURS, NË KLASËN E PESTË NË MILESH”.
Siç e dini edhe ju vetë konkurs nuk ka patur gjat vitit të fundit.
Me 18 Gusht ka qenë mbledhja e parë për vitin shkollor 2014/15, edhe një mbledhje tjeter ka qenë 22 ose 23 Gusht nuk më kujtohet saktësisht, tjetra mbledhje ka qenë me 26 ose 27 Gusht, ku atë ditë drejtori thotë: “Që ka ardh letra nga Ministria e Arsimit ku thotë se paralelet e shpërndara në Milesh, Vuksanlekaj dhe Sukruq do jenë klasët e kombinuara per arsye të mungesës së numrit të nxënësve, dhe kët vit shkollor do fillojm në mungesë të 3 puntorëve”. Në atë rast unë dhe dy kolegë tjerë mbeteshim pa punë. Por atë ditë u ndaheshin Licencat që ka lëshuar Enti për Shkollim, ku nuk i kan marrë të gjithë mësuesat. Mbas mbledhjes kam shkuar tek zyrja e drejtorit dhe kam pyet: “DREJTOR A VAZHDOJ ATY KU KAM QENË?”. Ai pergjigjet: “JO NUK VAZHDON, APO SHEF SE MBESIM PA 3 PUNTORË, ÇKA 99% ASHTU DO TË JETË DHE ASHTU DO TË FILLOJM”. Unë: “OK NË RREGULL. PO KËTO LICENCA PËRSE SHËRBEJN? A KAN VLERË, A LUAJNË RROL ATA QË I KAN NË DALLIM TË ATYRË QË SI KAN?”. Drejtori: “PAJ A DIN SI, EDHE NUK LUAJN FARË RROLIT TË RËNDËSISHËM”. Unë në ato momente nuk kam besuar se po fitoj këtë pergjigje nga drejtori. Unë: “ËSHTË E PA MUNDUR SE NUK KA VLERË, KËTO LICENCA MESIGURI NJË DOMETHËNJE E KAN!”.
Atëherë kam pyetur për gjëndjen në Milesh, kush fillon punën? Drejtori pergjigjet dhe tregon, ku një prej tyre nuk ka fituar licencen atë ditë. Gjat gjith kohës ka qenë prezent edhe një kolege ku as ajo atë ditë nuk e ka fituar licencën. Unë ateherë pyes drejtorin: “A SHIKOHET NJËFARË RENDIT OSE NDONJËSEND? PËRSE DHE SI? DHE KUSH FILLON PUNËN? PER ARSYE SE UNË E KAM KOMPLET DOKUMENTACIONIN”. Nga drejtori kam fitua pergjigje: “PERPARSI KA VËTALIJA (BANORI), POR NË QOFTË SE KTHEHEN VENDET E PUNËS TË GJITHË KTHEHEMI NË VENDE TË VETA”. Para se jem përshëndet nga drejtori unë dhe kolegëja drejtori thotë: “NË QOFTË SE KTHEHEN VENDET E PUNËS JEMI NË KONTAKT”.
Viti shkollor ka filluar me klasë të kombinuara në Vuksanlekaj, Sukruqë dhe Milesh, ku kam fituar informacionet që prindërve nuk u është pelqyer ai vendim, dhe kan paralajmëruar protestë, dhe kan protestuar në te gjitha paralelet e shperndame ku kan qenë klasët e kombinuara, ashtu kam fituar informacionet nga kolegët ku kan punuar, dhe kan thënë që mendojm se shpejt do të zgjidhet ky problem dhe 99% do kthehemi të gjithë në vende punet.
Me 2 Shtatorë rastësisht shikoj lajmet në TV, ku Ministri i Arsimit – Sllavolub Stijepoviq thotë: “SVAKI NASTAVNIK, SVAKI VASPITAČ, DIREKTOR, DIREKTOR POMOĆNIK KOJI NEMA LICENCU IZDATU OD ZAVODA ZA ŠKOLSTVO I LICENCU ZA STRUČNI OBRAZOVANJE NEĆE MOĆI DA RADI U OBRAZOVNOM SISTEMU CRNE GORE” (Secili arsimtar, secili mësimdhënës, drejtor, zavëndës drejtor i cili nuk e ka të lëshuar Licencen nga Enti per Shkollim dhe Licencën Profesionale të edukimit, nuk mund të punoj në Sistemin e Edukimit të Malit të Zi”, këta e kam rekordua dhe e kam ruajtur. Mua menjëherë më vjen në mendje fjala e drejtorit para disa ditëve: “LICENCA NUK LUAN RROL TË RËNDËSISHËM”. Unë kam ndigjuar nga kolegët e mi, që drejtori i thërret të gjith ata që skan licencë të bëjnë diçka, ose do mbesin pa punë, per arsye se perparësi kanë ata që kan këtë licencë nga Enti i Shkollimit. Unë nuk kam marr asnjë hap në atë drejtim, edhe pse e kam pasur para 5 kolegëve të mi që nuk e kan fituar dhe askënd nuk do marr me emër. Atëher kam fituar informacionin që çmos jan duke bërë për ta fituar atë Licencë, dikush përmes lidhjes, dikush prej ditët në ditë, ndoshta as sotë dikush nuk e ka, e drejtori gjate gjithë kohës mua nuk më lajmëron në lidhje me punën. E shof per kafenetë e Tuzit per çdo të tretën ditë ku rrin me kolegët e tjerë, dhe pikërisht asgjë. Unë mëndoj se e drejta e drejtorit është të ruaj puntorin në punë, të jap informacione dhe të jap mesazhe konkrete në lidhje me punën, që mos të jenë askush i DISKRIMINUAR, mendoj që ai duhet të punoj me ligj e jo të punoj pa ligjë.
Edhe pse kam pasur Licencën nga 27 Korrik 2014, ku na i kan dorzuar 4-5 ditë pa filluar viti shkollorë, e mua më është thënë që nuk vazhdoj punën edhe pse kam patur gjithë dokumentacionin e duhur, dhe ashtu u bë e nuk vazhdova punën me 1 Shtatorë. Ndërkohë fitoj informacionin që me 8 Shtatorë gjthçka kthehet normal dhe nuk do jenë klasët e kombinuara. Të dielë me 7 Shtatorë para mesit të natës fitoj informacionin që neser në mëngjez ditën e hëne me 8 Shtatorë të shkoj të takohem me drejtorin tek zyrja para 8h, unë mendova që më në fund erdhi koha të filloj në punë. Shkoj para 8h te drejtori ku prezent ishe edhe një kolege, pershendetem me ata, dhe mbas drejtori fillon të flasë me një zë (ton) të naltë dhe me një siellje jo të rregullt (simbas mendimit tim): “UNË PËR JU PUNOJ, UNË PËR JU GJITHÇKA BËJ, UNË NËSE S’BËJ PËR JU NUK KAM PËR KËN TË BËJ, ASHTU QË KEMI 2 VËNDE PUNET, NJË NË MILESH DHE NJË NË SKORRAQ”. Kolegëja: “ÇFARË SKORRAQIT? A JANË 2 VENDE PUNET NË MILESH?”. Drejtori: “NUK MUNDEM TË PUNSOJ TE DY NË MILESH, PER ARSYE SE NJË VEND I TAKON VËTALISË (BANORIT)”(nuk ka dhanë emër se kuj i takon).
Kolegëja: “A FILLOJ UNË SOT PUNËN NË MILESH?”. Drejtori: “JO”. Dhe kolegëja ndahet nga ne dhe me nervoz e lëshon zyren. Unë atëherë pyes: “A SHIKOHET AQ SHUMË QË DUHET TË JETË VËTALI (BANOR)?”. Drejtori pergjigjet: “PO”. Unë: “E ATËHERË UNË KAM SHKOLLËN 500m NGA SHTËPIJA (vendbanimi Vuksanlekaj ku unë jetoj, e punën ka filluar një kolege atë ditë të 8 Shtatorit) A KAM UNË MA PERPARËSI QË JAM LE DHE RRIT ATY SESA NJËRA QË KA ARDHUR ATY TASH 4-5 VITE?”.
Drejtori nuk ka dhënë pergjigje, nuk ka pasur çfarë të thonë.
Unë edhe kam thënë: “UNË PO SHOF SE DIÇKA S’ËSHTË NË RREGULL, DIÇKA KËTU KA, DREJTOR JU VAZHDONI PUNËN E JUVE, UNË VAZHDOJ TIMEN, UNË DO LYPI TË DREJTËN, GJITHSHKA QË TË BËJ DO BËJ ME LIGJ, PA LIGJË S’DO BËJ ASNJËSEND, DITËN E MIRË”.
Me 9 Shtatorë kolegëja që kemi qen tek drejtori ka filluar në punë në Milesh, dhe një tjeter po atë ditë që drejtori pohoj se është vendase. Unë kam mbetur i pa punësuar. Gjatë ditës kam fituar telefonatë nga drejtori i shkollës tjeter, një ofertë që të punoj në atë shkollë, mesiguri ka ndëgjuar që jam pa punë, unë e falëndërova dhe refuzova per arsye se nuk isha i kënaqur me vendimin e drejtorit të Sh.F. Mahmut Lekiq.
Unë mëndoj që ky rast është serioz. Unë lypi zgjidhje urgjente nga ky rast, nga organet e inspeksionit, ministriet të arsimit, nga ministri. Lypi pergjigje, a jam në të drejtë që jam ankuar? Që kam tregua pakënaqësinë? A është e drejtë? A jam i diskriminuar?
Me respekt, Arben Camaj