Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur dje gjyqtarin e Gjyqit suprem Ivica Stankovic për kryeprokuror të lartë shtetëror. Për Stankovic-in kan votuar 49 deputet me ç’gjë ka fituar mbështetjen e domosdoshme prej tre të pestave të Kuvendit. Nga gjithsej 51 deputetë sa kanë votuar, dy vota kanë qenë të pa vlefshme.
Dy vota kanë qenë të pavlefshme për arsye se deputetet shqiptarë kanë anuluar fletët e tyre të votimit, shkruan Alternativa Shqiptare në faqen e tyre në facebook.
“Deputetet Shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, z. Nikë Gjeloshaj dhe z. Genci Nimanbegu edhe këtë radhë kanë anuluar fletët e tyre të votimit”, shkruan Alternativa Shqiptare.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, bartësit e listave të dy koalicioneve shqiptare, pjesë e të cilave janë Nimanbegu (Forca) dhe Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare) kishin nënshkruar marrëveshje në përkrahje të partisë më të madhe në pushtet, DPS-së. /MALESIA.ORG/