Rrahje masive në gjimnazin e Tuzit (e plotësuar)

fleta e votimitNë rrahjen që ndodhi sot në gjimnazin 25 Maji në Tuz, janë lënduar katër nxënës të kësaj shkolle.

Nxënësit shqiptarë sot në shkollë kishin shkuar me simbole kombëtare dhe festuan në përkrahje të kombëtares shqiptare për ndeshjen e natës së kaluar kundër Serbisë, e ky gjest krejtësisht normal, siç mësojmë, ishte “arsye” për incidentin të cilin e shkaktuan nxënësit jo-shqipfolës.

Sipas informacioneve që posedojmë, pas rrahjes në mes të nxënësve, udhëheqësia e shkollës kishte ftuar prindërit e nxënësve për të qetësuar situatën, por me ardhjen e prindërve situata vetëm u përkeqësua ku në rrahje morën pjesë edhe disa prindër.

 

Disa nxënës të cilët ishin në afërsi të ngjarjes treguan se një nxënës shqiptar ishte sulmuar edhe nga një polic.

/MALESIA.ORG/

Video: Nxënësit shqiptarë në gjimnazin e Tuzit në përkrahje të Kombëtares.