Në Tuz u festua në përkrahje të kombëtares shqiptare (video)

022Pas ndeshjes së natës së kaluar në mes të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, grupe tifozësh nga Tuzi-Malësia por dhe Ulqini, Plava e Gucia dolën në rrugë të qytetit në mbështetje të Shqipërisë.

Rikujtojmë se ndeshja u ndërpre kur në minutën e 42-të një avion lodre me dirigjim me flamurin kuqezi, me portretin e Isa Boletinit dhe hartën e Shqipërisë Etnike fluturonte mbi kokën e tifozëve serbë e midis stadiumit të Partizanit.

Pritet vendimi i UEFA-së në lidhje me fatin e ndeshjes, nëse Shqipërisë do ti takojnë tre pikë apo për një vendim eventual të përsëritjes së ndeshjes. /MALESIA.ORG/

10387605_766187523428233_9086879207707777363_n