Nderpritet ndeshja Serbi-Shqiperi, tifozet serbe godasin lojtaret shqiptare

serbi-shqiper-balajAkt i turpshëm i shovenistëve serbë! Sulmuan edhe me karrige futbollistët shqiptarë: si Taulant Xhakën, Andi Lilën, Lorik Canën, Bekim Balaj, etj. Xhaka e Lila si hero të vërtetë u vunë në mbrojtjen e flamurit kuqezi, portretit të Isa Boletinit dhe hartës së Shqipërisë së madhe nga duart e futbollistit serb Mitroviq.

(I plotësuar) – Turpi ndodhi në Serbi. Serbia shoveniste sulmojë futbollistët e kombëtares së Shqipërisë pikërisht në minutën e 43-të, kur rezultati qe 0:0, ndeshje e vlefshme e grupit I e eliminatorëve për Euro 2016. Akt i turpshëm i shovenistëve serbë, se si u sollën dhe si i sulmuan futbollistët shqiptarë madje Taulant Xhakën, Andi Lilën, Bekim Balaj, Lorik Canën etj. Xhaka e Lila si hero të vërtetë u vunë në mbrojtje të flamurit kuqezi, portretit të Isa Boletinit dhe hartës së Shqipërisë së madhe nga duart e futbollistit serb Mitroviq. Turpi serbë, faqezinjtë serbë, vrapojnë edhe nga banka e rezervistëve e futen në fushë, disa tifozë e disa edhe me karrige në dorë për t’i rrahur futbollistët kuqezi. U qëllua Balaj, Xhaka, Lila, sigurisht edhe dikush tjetër. Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, ka pohuar në linjë telefonike nga Beogradi se lojtarët tanë janë goditur nga tifozët dhe lojtarët serbë, kanë edhe trauma, ndërsa situata e tyre psikologjike është e rënduar shumë. Ky është turpi i serbëve, të cilët njihen për dhunë e çka jo tjetër. Një Serbi që nuk mundi ta durojë lojën superiore të kombëtares kuqezi. Ishte pikërisht minuta e 42-të kur një avion lodre me dirigjim me flamurin kuqezi, me portretin e Isa Boletinit dhe hartën e Shqipërisë së madhe fluturonte mbi kokën e tifozëve serbë e midis stadiumit të Partizanit. Kjo e elektrizoi atmosferën dhe shovenistët serbë shkaktuan incident të paprecedent. Gjyqtari anglez, Martin Atkinson. Në pjesën perëndimore në tribunat VIP janë sulmuar zyrtarët e FSHF-së, stafi diplomatik. Skandal pas skandali! Sulmi ka ndodhur në fushë, pastaj edhe në tribuna dhe ngjante sikur të ishte gjendje lufte. Edhe sigurimi i stadiumit i ka sulmuar futbollistët dhe kjo ishte gjëja më e tmerrshmja që është bërë në stadiumin e Partizanit. Sa i përket lojës Shqipëria ka pasur dy raste shumë të mira dhe kjo ka ndikuar që serbët të çarten. Agolli kërcënoi portën e Serbisë, por gjuajtja e tij u devijua në korrne dhe shpëtoi portieri Stojkoviq. (34′). Rast ideal i Shqipërisë nuk përfundoi në gol. Amir Abrashi për bukuri futi topin në 16-sh dhe Mërgim Mavraj nga një pozitë e mjaft favorshme, gjuajti fortë, mezi e mbrojti Stojkoviq dhe devijohet në korrne në minutën e 35-të. Pas një minute Ansi Agolli për bukuri harkoi, kurse Lorik Cana me kokë nga rreth 10 metra gati sa shënoi, por prapë Serbia me fat, pasi topi shkoi jashtë portës. Në minutën e 38-të, Ermir Lenjani nga rreth 20 metra me të djathtën gjuajti mjaft mirë, por Stojkoviqi pret. Shqipëria po e merr dominimin e lojës, por ballafaqimi ndërpritet në minutën e 43-të nga shovenistët serbë. Me një fjalë, djelmoshave tanë iu lumtë për lojën, për angazhimin, për trimërinë, për burrërinë që treguan në Beograd. Kështu luftohet për ngjyrat kuqezi, kështu luftohet për kombin shqiptar.

Furra Tahiri