Nikollë Ivanaj, personalitet i shquar i shtetit dhe pavarësisë shqiptare (II)

gjeke_gjonajNga Gjekë Gjonaj

Ndikimi i presidentit amerikan Thomas Woodrov Wilson

I shqetësuar për fatin e ardhshëm të Shqipërisë Nikollë Ivanaj nga Parisi , më 2 prill 1920 i drejtohet presidentit amerikan Thomas Woordov Wilson ( 1913-1921) me shkresë, siç vijon : ,, Në kohën kur Konferenca e Paqes përfundon punimet e saj, unë apeloj në presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të popullit shqiptar, përfaqësues i të cilit jam, duke e lutur , që të largojë ( shmang) nga shteti ynë të gjitha qëllimet( projektet) , që shkojnë në dëm të integritetit të tij politk dhe shtetëror. Marrëveshjet e fshehta kundërshtojnë pavarësine tonë popullore të cilën Shqipëria e ka arritur ndërkombëtarisht në vitin 1913. Madje edhe vet memorandumi nga data 9 dhjetor e asgjëson pavarësinë e shqiptarëve, sepse e shkëputë territorin shqiptar duke ia dhene Italisë dhe Greqisë. As shqiptarët nuk mund t’ia lëshojnë shtetin e vet kërkesave imperialiste të Italisë dhe Greqisë dhe as nuk mund të pranojnë që në Ballkan të instalohet një fuqi e huaj. Ne e lusim presidentin, të veprojë ndaj Italisë, në mënyrë që ajo, duke ndjekur shembullin e
Jugosllavisë, të pranojë parimin e pavarësisë së plotë të Shqipërisë, në formën politke dhe territoriale , ku edhe qëndron kushti i zhvilimit tonë të qetë dhe i qetësisë ne jug të Europës” .

Me këto argumente Nikollë Ivanaj kërkoi të influenconte sadopak në mendimin e presidentit amerikan Wilson, i cili në atë kohë konsiderohej si prijsi më i popullarizuar i botës.

Çfarë deklaruan Nikollë Ivanaj dhe Panteli Vangjeli?

Vëllezërit Ivanaj
Vëllezërit Ivanaj

Përfaqësuesi i Seksionit malazez D.S. Gjukiq , më 8 prill 1920 përmes një shkrese zyrtare njofton kryetarin e Delegacionit të Serbëve,
Kroatëve, Sllovenëve, kryetarin e Delegacionit si edhe zotëri dr. Milenko Vesniq në Paris me deklarimet e krerëve shqiptarë Panteli Evangjelit dhe Nikollë Ivanajt në zyrën e Seksionit malazez.

“Delegacionit të këtushëm shqiptar u kanë ardhur zëra për incidentin me delegatin tonë në Shkodër. Sipas versionit, i cili ka mbërrijtë deri tek ato qarqe shqiptare, pushteti vendor shqiptar në Shkodër e ka lutur zotëri Nershiq,përfaqësues i Qeverisë Mbretërore të lëshojë qytetin, duke theksuar si “ arsye” se “ Mbretëria Serbe Kroate , Sllovene të jetë në Shkodër e përfaqësuar me një përfaqësues të rregullt diplomatik”. Me këtë rast sot kanë ardhur në mesditë në zyrën e Seksionit malazez krerët shqiptar Panteli Evangjeli dhe Nikollë Ivanaj dhe deklaruan në emër të delegacionit shqiptar:

1.Se u vjen shumë keq për këtë rast i cili ka ndodhur në Shkodër.

2. Se plotësisht nuk solidarizohen me këtë akt ( veprim).

3.Se i kanë dërguar Ahmej Beut, Minsitrit të Punëve të Brendshme protestën më të ashpër dhe kanë kërkuar nga ai t’i japë satifaksionin e plotë Qeverisë Mbretërore .

4.Se ata dhe i gjithë populli shqiptar i mbesin besnik shtetit tonë, i cili i vetmi mund të realizojë pavarësinë e Shqipërisë dhe përmes së cilës duhet të orijentohet ardhmëria e popullit të tyre”, thuhet në shkresë e cila mban firmën e D.S. Gjukiq, përfaqësues i Seksionit malazez. ( AJ, 336 – 28 –V – VII / 12- 6070 )

Ivanaj kërkon nga Qeveria e Beogradit të mos lejojë hyrjen e Esad Pashës
në Shqipëri

Përfaqësuesi i Seksionit malazez D.S.Gjukiq , më 15 prill 1920 e njofton kryetarin e Delegacionit të Serbëve, Kroatëve, Sllovenëve në Paris me diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë të delegatëve shqiptarë, në të cilën ishte i pranishëm edhe Nikollë Ivanaj. Zotëri Kryetar mbrëmë rreth orës 7 ka ardhur në zyrën e Seksionit malazez z. Nikollë Ivanaj dhe, sipas gjasave më deklaroi:

1. Se i gjithë delegacioni shqiptar është shumë i hutuar me lajmet, të cilat janë publikuar kohën e fundit në shtypin iatlian mbi mospajtimet (mosmarrëveshjet) në delagcionin tonë me rastin e çështjes shqiptare.

2.Se edhe vet opinioni jugosllav i ka pranuar këto lajme dhe u ka dhënë besueshmnërinë ,siç shihet në artikujt e jokahershëm.

3.Se krahas kësaj ka ardhur deri te manifesti në Podgoricë, me të cilin kërkohet Shkodra për Mal të Zi e deklarata të tjera të ngjashme edhe nga qarqet më të larta.

Të gjitha këto dukuri kanë shkaktuar në delegacionin shqiptar frikë se në politkën tonë të jashtmne ka ardhur deri tek një kthesë , e cila shkon në dëm të popullit shqiptar. Përveç kësaj delegacioni shqiptar është njoftuar se Esad Pasha përgatitet të kthehet në Shqipëri menjëherë mbas përfundimit të Konferencës në San Remo. Kjo rrethanë shkakton tek të gjnithë ata panik dhe gati indinjatë. Sipas mendimti të tyre hyrja e Esad Pashës në Shqipëri do të jetë barazi me grusht shtetin dhe shkatërrimin e gjendjes e cila është krijuar në Kuvendin e Madh Popullor në Lushnje. Paraqitja e Esad Pashës në Shqipëri do të thotë rrëzim i Qeverisë Popullore, përmbysje e shtetit dhe ndarje të Shqipërsië. Qeveria e Beogradit e vetmja mund të ndalojë këtë avantur fatale, sepse Esad Pasha vetëm përmes saj mund të hyjë në shtet. Nëse vërtet vjen deri te ajo që Esad Pasha gjendet një ditë në trollin shqiptar, kjo do të thotë se Qeveria e Mbretërisë Serbe Kroate, Slloovene me vetëdije do “ të mbysë” shtetin shqiptar, mu atëherë dhe kur ajo e tëra është angazhuar që të
heqë nga vetja zgjedhën ( jarmin) e okupimit italian dhe mandatit italian. Qeveria Mbretërore ndoshta nuk do të veprojë në atë mënyrë që popullin shqiptar ta largojë nga vetja, duke e hedhur plotësisht në vorbullën e mahinacioneve italiane. Ky është kryesisht kuptimi i diksutimit të zhvilluar në këtë mbledhje”, përfundon shkresën e tij Gjukiq (AJ , 336-28- IV-VII /12- 5829)

Përfundim

Nuk po citojmë më burime e fakte të tjera. Ato janë shumë dhe mund të përmblidhen vetëm në një monografi, minimalisht. Por edhe këto dokumente të cituara nga burime sllave që pasqyrojnë angazhimin e Nikollë Ivanajt në harkun kohor prej vetëm dy muajsh në kohën kur kishte filluar punimet Konferenca e Paqes në Paris, flasin bindshëm për veprimtarinë e tij të pasur patriotike në shërbim të zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare. Ky vizionar dhe analist për të ardhmen e Shqipërisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me veprimtarinë e tij politike u bë emër i njohur në botën shqiptare, dhe jo vetëm. Si politikan Nikollë Ivanaj ishte ndër më aktivët e brezit të vet, ndër më të vendosurit, më luftaraku dhe një nga vizionarët më të dalluar në mbrojtje të sovranitetit dhe ardhmërisë së
Shqipërisë. Ai ishte bashkëkohës dhe bashkëpunëtor me pothuaj të gjithë burrat më në zë të Shqipërisë, nga të gjitha trevat, në ngjarjet më të rëndësishme të Shqipërisë, një nga figurat me autoritet të padiskutueshëm, mendimi i të cilit kishte peshë. Ivanaj ishte propagandues i të drejtave dhe kërkesave të shqiptarëve për vetëqeverisje dhe pavarësi në Evropë dhe Shtetet të Bashkuara të Amerikës, orator me fuqi argumentuese,publicist , shkrimtar e folklorist.Thënë shkurt personalitet me veprimtari të gjithanshme. Për sintezën e përpjekjeve atdhetare të Nikollë Ivanajt na e dha Parashqevi Qirazi, kur shkruante: “ Veprat na veshin me pavdekësi lavdërimi ose ç’nderimi. Ato janë të vetmet tapi që mund të trashëgohen pas vdekjes”.

Kontributi i tij në fushën e politikës i bazuar me gjuhën e argumenteve,për lirinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e shtetit dhe pavarësisë
shqiptare, nderon brez pas brezi çdo shqiptar në përgjithësi dhe çdo trieshjan në veçanti.