UEFA shtyn vendimin për Serbi-Shqipëri, do të jepet të premten

bala-stoliioiiiiiUEFA ka vendosur që ta shtyjë për nesër në mëngjes vendimin për çështjen e dhunës së ndodhur në Beograd. Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 41-të pas hedhjes së fishekzajrreve në fushë nga tifozët serbë dhe dhunës së tifozëve vendas ndaj lojtarëve tanë.

Pala shqiptare është njoftuar rreth orës 13:00 se vendimi do të kalojë për ditën e premte në mëngjes, pa dhënë shumë shpjegime dhe arsyetime rreth kësaj shtyrjeje.

Vlen të përmendet se Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka në dorë dosjet e palës shqiptare dhe atë serbe që prej datës 21 tetor, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ata kanë grumbulluar informacionet e tyre dhe kanë gjithashtu relacionet e zyrtarëve të ndeshjes.

Pala jonë e përfaqësuar nga një studio zvicerane është paraqitur në Komisionin Disiplinor të UEFA-s me kërkesën e 3 pikëve në tavolinë dhe duke akuzuar palën serbe për racizëm.

Presidenti i FSHF-së theksoi në një intervistë për Top Channel të mërkurën se nëse vendimi nuk do të jetë i favorshëm për kombëtaren tonë, çështja do të shkojë në Komisionin e Apelit të UEFA-s.

Komisioni drejtohet nga Tomas Partl (Austriak), dhe ka për nënkryetarë Jacques Antenen (Zviceran), Sandor Berzi (Hungarez), Jim Stjerne Hansen (Danez). Më pas në pozicionin e anëtarit janë Tomas Gea (nga Andorra), Hans Lorenz (Gjerman), James Shaw (Irladnezoverior), Joel Wolff (nga Luksenburgu) dhe Rudofl Repka (nga Republika Ceke). Ky i fundit ishte dhe zyrtari i cili pak ditë më parë paralajmëroi një gjë të tillë, që “vendimi do të kërkonte më shumë kohë dhe ky i ditës së sotme do të ishte vetëm për të përcaktuar fatin e takimit dhe jo për të vendosur edhe dënimet e federatave, pasi kjo hallkë tjetër e çështjes kërkonte më shumë kohë dhe me siguri do të vendosej nga nëntori”. /Top Channel/aSport/MALESIA.ORG/