Sutjeska – Peja, koret raciste të malazezëve:”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)

basketThirrjet skandaloze raciste ndaj shqiptarëve, nuk munguan edhe në ndeshjen e vlefshme për Ballkan Ligë, që Peja e luajti ndaj skaudrës nga Mali i Zi, Sutjeska.

Në ndeshjen e zhvilluar në Nikshiq, Mal të Zi, tifozët malazez (vendas) bënë thirrje në kor kundër shqiptarëve.

‘Vrite, vrite shqiptarin’, ishte një nga thirrjet.

Gjatë gjithë ndeshjes, kishte edhe fyerje tjera ndaj basketbollsitëve të Pejës.

Sutjeska ka arritur të triumfojë 86:84 kundër Pejës në kuadër të ndeshjeve të xhiros së dytë në Ligën Ballkanike të basketbollit. /MALESIA.ORG/