U mbajt manifestim me rastin e 11 vjetorit të lumturimit të Nanës Tereze. Manifestim është organizuar në Tuz me 19 tetor 2014 nga shoqata “Dedë Gjon Luli” në bashkëpunim me Famullin e Tuzit.
Aktiviteti filloi me meshën shenjte të mbajtur nga Don Lush Gjergji, i ardhur enkas nga Kosova për këtë kremtim, dhe patër Mirash Miranaj. Në meshë morën pjesë mysafir nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Pas meshës shenjte, te truporja e Nanës Tereze u vendosen lule nga don Lush Gjergji, tenori Shkodran Rolaj dhe Lulë Nicaj, nënkryetare e shoqatës “Dedë Gjon Luli”.
Në ora 14:00 në qendren e kulturës në Tuz u mbajt koncert muzikor me ç`rast fjalën e rastit e mbajti don Lush Gjergji, bashkëvepruesi me i afërt shqiptar i Nanes Tereze dhe prifti i cili me se miri e predikon dhe e përcjell si me fjale ashtu edhe me vepër rrugën e Nanes Tereze.
Moderatore dhe këngëtare ishte mezosopranoja Besiana Mehmeti, e cila së bashku me bashkëshortin e saj tenorin Shkodran Tolaj dhe në përcjelljeje me piano nga Kristian Bojaj, argëtuan të pranishmit.
Gjatë programit u shfaq edhe një pjese filmike nga shfaqja e përgatitur nga teatri i Shna Ndout, e realizuar nga Nikollë (Buqi) Gjonaj.
Në fund të programit don Lush Gjergji ndau dhuratë mirënjohje shoqatës Dedë Gjon Luli dhe Muzeut të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj, dy librat e fundit që ai i ka botuar.
Manifestimin e kanë përcjell gjatë gjithë kohës televizioni Boin dhe Radio Televizioni i Kosovës, kurse sponsor i manifestimit ishte Diaspora.
Shoqata “Dedë Gjon Luli”