Medojeviq ka thënë se asnjë politikan shqiptarë nuk është deklaruar kunder projektit të Shqipersisë së madhe dhe i ka ftuar që ta bëjnë atë.
Përfaqësues të partive shqiptare kanë thënë se nuk ndjejnë nevojë që të deklarohen për “projektin” me të cilin dikush tenton të paraqesë shqiptarët si faktor destabilizies në Ballkan.
Përndryshe Kryetari i Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq permes rrjetit social Tviter ka akuzuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për incidentin në Beograd, nga i cili nuk është distancuar askush nga opozita malazeze, perpos Frontit Demokratik.
“Projekti Shqiperia e madhe është projekt i të gjithë shqiptarëve. Asnjë politikan shqiptar nga Mali i Zi nuk është distancuar PDS hesht per të mos i mbet në hatër ndonjë ambasade të huaj” ka thënë Medojeviq.
Deputetë Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj dualën me deklaratë të përbashkët ku thanë se nuk ndiejnë nevojë të merren me dilemen e rrejshme se a janë për apo kundra Shqiperisë së madhe. Ata kane thënë se politika e shqiptarëve në Mal të Zi është drejtuar ka integrimet euro-atlantike.
“Nuk kemi kujt t’i arsytoheni, sidomos jo atyre që nuk votuan, sikurse ne, për Malin e Zi sovran me 2006. Posaçërisht kur nga ata nuk dëgjueme fjalë kunder thirrjeve histerike, vraji e preji që shqiptarë të mos ekzistojë” thanë deputetet shqiptar.
Ndërsa Funkcionari i LD-së, Nikollë Camaj thotë se poltikanë serios nuk i komentojnë dëshirat e të tjerëve. Ai ka thënë se bisedat e Frontit (Medojeviqit) për Shqiperinë e madhe janë vetëm tërheqje e vemendjes nga problemet e vërteta në Mal të Zi, me çka i bëhet shërbim i madh vetëm pushtetit.
“Dikush bërtet Kosova është Sërbi, dikush se Shkodra është Mal i Zi dhe nuk e dëgjova z. Medojeviq se u distancua nga këto thirrje. Pse do të duhej që ne të distancohemi, nga diçka që nuk ka rrjedhë nga liderët në Mal të Zi. I kisha propozuar z. Medojeviq që të lexojë “Pallatin e ëndërrave” të Ismail Kadare, e pastaj të kërkojë që të distancohemi edhe nëse dikush e sheh në ëndërr realizimin e projektit të Shqipërisë Natyrale” ka thënë Camaj, i cili në përgjegje që i bënë në faqen e tij në facebook shton: “Malo morgen z. Medojeviq”!
Albert Camaj