Funksionari i Kishës ortodokse malazeze, Stevo Vucinic, ka kërkuar nga Ministria së Punëve të Jashtme e Malit të Zi, që të kërkojnë nga Selia e shenjtë që arqipeshku i Tivarit të jetë i kombësisë malazeze e jo shqiptare.
Ai është shprehë se në këtë mënyrë, Mali i Zi si shtet, së bashku me Kishën ortodokse malazeze, do të fitonte edhe një shtyllë shpirtërore të fuqishme.
Nga viti 1998 Arqipeshkvinë e Tivarit e drejton Zef Gashi, shqiptar me prejardhje nga Kosova.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Mal të Zi jetojnë 21 mijë katolikë. Rreth 8400 janë shqiptarë, shtatë mijë kroatë, ndërsa 5600 deklarohen si malazez.
Gjatë historisë dihet se malazez të fesë katolike nuk kishte, por sipas gjitha gjasave, duhet të jenë shqiptarë të cilët janë sllavizuar jo shumë kohë më parë. Prandaj, një tentativë e tillë mund të përdorët në dëm të shqiptarëve për vazhdimësinë të asimilimit.
Kjo kërkesë e Vuçiniç tingëllon absurde, pasi nuk kuptohet përse një prift ortodoks ndërhyn në punët e kishës katolike që ka vartësi tjetër./MALESIA.ORG/