Kumtesë e përbashket për opinion, të të gjithë Këshillave Kombëtarë që funksionojnë në MZ

kksh logoKëshillat Kombëtare në Malin e Zi, të pakënaqur me propozimet për ndryshimet në Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

Të nderuar qytetar dhe qytetare të Malit të Zi,

Për hirë të drejtes së qytetarëve për t’u informuar mbi të gjitha aspektet e jetës publike, jemi të obliguar të Ju informojmë për situatën në të cilën gjenden sot gjashtë (6) Këshillat Kombëtare të cilët përfaqësojn, Shqiptarët, Boshnjakët, Kroatët, Muslimanët, Romët dhe Serbët në Malin e Zi, të cilët së bashku përbëjnë 55% të popullatës së Malit të Zi.

Në fillim duam të theksojmë që Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave si organ shtetror i cili është i obliguar që zyrtarisht të kujdeset për implementimin e ligjeve dhe rregullave të cilat përcaktojnë të drejtat e nacionaliteteve, por edhe të pakicave tjera në Malin e Zi, po ashtu edhe për kopetencat dhe detyrime e tjera që dalin prej saj. Ministria përkatëse ka nisur procedurën për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Liritë dhe të Drejtat e Pakicave, në atë mënyr që pas realizimit të procedurës do të miratohet teksti i ri i ligjit.

Për këtë qellim është formuar grupi i punës i cili ka në përbërje përfaqësuesit e Ministrisë përkatëse, përfaqësuesit e gjashtë (6) Këshillave Kombëtare, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare. Grupi i punës ka mbajtur dhjetë (10) mbledhje, në të cilat, për shkak të këndvështrimeve të ndryshme , me shumë kujdes, por edhe me tolerancë, kemi provuar të gjejmë konsensus lidhur me disa zgjidhje të mundshme ligjore.

Megjithatë, pas çdo prezantimi të ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara, të cilat janë paraqitur si draft, ka qenë e qartë se përfaqësuesit e gjashtë (6) Këshillave Nacionale, si dhe anëtarët e tjerë të Grupit të punës, tekstin e propozuar e kanë lexuar dhe interpretuar ne këndvështrime të ndryshme.

Për shkak të diferencës së dukshme, të disa varianteve dhe nënvariantëve (alternativave), disa anëtar të Grupit punues të draftit të tekstit nuk kanë arritur të kenë një pajtushmëri minimale, dha ky Draftë i Ligjit, që ka të bëjë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave në MZ, është paraqitur në diskutim publik në fundin e verës së këtij viti, në katër (4) komunat në të cilat, shumicë të cilësuar të popullatës e përbëjnë pjestarët e popujve pakicë në Malin e Zi si: Tivat, Podgoricë, Rozhajë, dhe Ulqin. Pas diskutimeve publike, është arritur një qëndrim i përbashkët i kryetarëve të gjashtë (6) Këshillave Nacionale, të cilin i’a kanë dërguar Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverin e Malit të Zi, Dr. Suad Numanoviq. Pas kësaj është mbajtur edhe një mbledhje e Grupit të punës, në të cilën është prezantuar varianti i ri i Draftit të Ligjit. Por për fat të keq, edhe në këtë variant të ri, nuk janë miratuar apsolutisht asnjë nga vërejtjet kruciale (kryesore) që kanë propozuar përfaqësuesit legjitim të pakicave kombëtare në Malin e Zi.

Për fat të keq, propozimligji nuk është marrë me çështje kyçe, të cilat i kanë propozuar Këshillat, e ato janë edhe definimi në Ligj se cilët janë popujt pakic në Mal të Zi, por ndryshimet kanë të bëjnë vetëm për mëmyrën e funksionimit të Fondin për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, si i vetmi organ shtetëror i cili në kontinuitet dhe drejtëpërdrejtë i ndihmon dhe finanson projektet e përfaqësuesve të popujve pakicë në Malin e Zi.
Ne Draftin e propozuar është paraparë që në Këshillin Drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi të eliminohen përfaqësuesit e gjashtë (6) Këshillave, me çka funksioni themelorë i fondit do të bëhet i pakuptimtë në tërsi. Poashtu, në përgjithësi relativizohet statusi juridik si dhe statusi i përgjithshëm i Këshillave Kombëtare, të cilat sipas komparacionit të praksës ndërkombëtare, duhet të jenë institucione kryesore të vetëqeverisjes së pakicave në një shtet, multietnik.

Në vend të kësaj, në Draftin e propozuar, Këshillat janë paraqitur si „ofrues“ të mendimeve të pa obligueshme dhe „konsultues“ të thjeshtë, qendrimi i të cilit nuk ka asnjë rëndësi vendimtare, gjë që i bën Këshillat në të njëjtin rrafsh me qindra mijëra organizata joqeveritare, por lirishtë mund të themi, në krahasim me disa nga OJQ-të, edhe më poshtë. Nën maskën (fshehjen) e të ashtuquajturës „shoqëri qytetare“, po zhvillohet një margjinalizim gradual i të gjitha institucioneve dhe organizatave e cila çdo vit e më shumë po përshpejtohet.
Me qëllim që deklarimet tona të mos nxirren më pas nga konteksti, theksojmë se: Ne i vlerësojmë të gjitha arritjet e sinqerta të shoqërive qytetare në të cilat egzistojnë identitete të ndryshme pa getoizim, por edhe integrimin e tyre pa u asimiluar. Vetëm në këtë proces të dyfishtë mund të flitet për një shoqëri të vërtet demokratike.

Për shkak të pakënaqësisë së arsyetuar me propozimet në Draft-tekstin e ligjit, kryetarët e gjashtë (6) Këshillave Kombëtare në pajtueshmeri kemi kërkuar që në bisedën të drejtpërdrejt me Ministrin përkatës të tentojmë të tejkalojmë disa nga çështjet diskutabile. Takimi i kërkuar është realizuar shpejt; biseda ka qenë e gjatë, komplekse, e hapur, ne disa momente edhe i ashpër, por tolerante dhe qëllimmirë. Shërbimet profesionale të Ministrisë pas disa ditësh na kanë ofruar variantën e fundit të Draftit, i cili në aspektin thelbësor nuk ofron asnjë ndryshim, përveç të disa korektimeve „kozmetike“ të cilat apsolutikisht nuk ndikojnë në thelbin e zgjidhjes së Ligjit të propozuar.

Si shenjë e vullnetit të mirë, përfaqësuesit e gjashtë (6) Këshillave janë dakorduar që në të ardhmen të heqin dorë nga aplikimi për mjete, në Fondit për Pakica, e me këtë edhe nga një shumë e konsideruar e mjeteve të cilat do t’u takonin nga ky aspekt, por njëkohësisht, në asnjë mënyrë nuk do të heqin dorë nga pjesemarrja në strukturat udhëheqëse të Fondit. Me të hequr dorë nga kjo, Këshillat do të përkrahnin destruktimin e vetë dhe mbylljen, pasi që arsyeja e egzistimit të tyre dhe Fondit në përgjithësi do të ishte e pakuptimtë.

Përveç çështjeve juridike, nuk janë të zgjidhura as çështjet ekonomike, apo më mirë të themi egzistenciale, dhe për këtë arsye është kërkuar takimi me Ministrin e financave në Qeverinë e Malit të Zi dr. Zhugiq. Nga ministri do të kërkohet që të definohet përqindja e finansimit të institucioneve (Këshillave) Kombëtare të garantura me ligj, në kuadër të njësisë së posaçme buxhetore, gjë e cila nuk ishte rast në praktikat e deritashme. Finansimi aproksimativ i institucioneve dhe projekteve të pakicave, në të ardhmen, mund të vijë deri të dobësimi, e pastaj edhe mbyllja e tyre, që është e palejueshme.

Thellësisht të pakënaqur me zhvillimin rreth kësaj situate, kryetarët e gjashtë (6) Këshillave Kombëtare: Shqiptare, Boshnjake, Kroate, Myslimane, Rome dhe Serbe, janë të detyruar që drejtpërdrejtë t’u drejtohen qytetarëve të Malit të Zi, por edhe përfaqësuesve të Këshillit të Evropës në Podgoricë, në të cilën Mali i Zi është anëtare e plotëfuqishme. Në këtë mënyrë përfaqësuesit e pupujve pakicë, për shkak të legjitimitetit të cilin ju kanë dhënë bashkëkombasit e tyre, kanë të drejtë dhe obligim që të njoftojnë opinionin vendas dhe ndërkombëtarë me qendrimet e veta, të cilat janë presione specifike demokrtaike, me qëllim që institucionet e sistemit të njohin thelbësisht dhe t’a „shëndrrojnë“ në legjislacion, rëndësinë e faktit që Mali i Zi është shoqëri qytetare, por edhe shoqëri multietnike, multikonfesionale dhe multigjuhësore.
Kjo e vërtetë nuk rrezikon askënd, por relativizimi dhe margjinalizimi i saj rrezikon dukshëm, siç është theksuar edhe më lartë, më shumë se gjysmën e popullatës së shtetit të Malit të Zi .

.

Kryetarët e gjashtë (6) Këshillave Kombëtare:
Këshilli shqiptarë,
Genci Nimanbegu, d. v.

Këshilli Boshnjak
Osman Nurkoviq, d. v.

Këshilli Kroat
Zvonimir Dekoviq, d. v.

Këshilli Mysliman
Sabrija Vuliq, d. v.

Këshilli Rom,
Isen Gashi, d. v.

Këshilli Serb
dr. Momçillo Vuksanoviq, d. v.