Këshillëtari i Partisë Socialiste Popullore në Kuvëndin e Podgoricës Kolë Lulgjuraj i është drejtuar me kërkesë Kryetarit të Kuvendit të Kryeqytetit Gjorgje Suhi, që në seancat e Kuvëndit të Kryeqytetit ti sigurojnë të flas në në gjuhën amtare. Siç shpjegoi ai, duke siguruar kushtet për komunikim në gjuhën amtare nuk është asnjë privilegj, por një e drejtë themelore e çdo qenieje njerëzore çfarëdo gjuhe që flasin.
Në Kuvendin e Kryeqytetit deri tani unë nuk kam qenë në gjendje të drejtohem në gjuhën amtare, sepse nuk ishin të siguruara kushtet për këtë gjë. Kam ndërmend që në të ardhmën si këshillëtar në Kuvënd të Kryeqytetit të u drejtohem të tjerëve në gjuhën amtare dhe kërkoi që të më krijohen kushtet që unë të mund ta bëj këtë në secilën seance të ardhshme të Kryeqytetit-thuhet në kërkesën e Lulgjuraj.
Albert Camaj