Facebook: Te ikona e emocioneve fut termin “shqiptar”

facebook ikonaDitë më parë rrjeti më i madh social Facebook në pjesën e ikonove emocionale e ka futur termin “shqiptar” si emocion të lumtur.

Ditë më parë rrjeti më i madh social Facebook në pjesën e ikonove emocionale e ka futur termin “shqiptar” si emocion të lumtur. E një gjë e tillë i ka përplasur mediat serbe, të cilat nuk mund të besojnë që Facebook ka bërë një gjë të tillë. Telegrafi.rs e ka quajtur skandal të Facebook-ut këtë fakt, transmeton Indeksonline.
Bile ata termit “shqiptar” që gjendet në Facebook iu kanë referuar “shiptar”. “Skandal i Facebook-ut: “Shiptar” është bërë emocion zyrtar në këtë rrjet social”.
“Do të ishte mirë që Facebook-u ta sqaronte këtë skandal”, shkruan ky portal.

Siç kemi vërejt, ikonën emocionale “shqiptar” kanë qasje vetëm përdoruesit e Facebook-ut në Shqipëri dhe Kosovë. /RTK/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri