Ftesë për protestë në Ulqin – Kundër diskriminimit

Protesta-ulqin-2014Nxënës shqiptarë, qytetarë të Malit të Zi

Duke u bazuar në aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79 Mbrojtja e Identitetit kombëtar, dhe neni 80 që ndalon asimilimin, dhe ligjet ndërkombëtare që garantojnë të drejta të barabarta pa marrë parasysh gjininë, kombësine, fenë apo ngjyrën kërkojmë respektimin e të drejtave tona themelore për arsimim të denjë si shqiptar, popull autokton në Mal të Zi:

1. Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak për të mos thënë, aspak apo të cunguar njësi mësimore nga identiteti kombëtar i
shqiptarve,

2. Gjuha amëtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet  hkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë

3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashte shqiptarët nga procesi, filluar që nga ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe vendimmarrse,

4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptar janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit,

5. Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore,
Theksojmë këto janë vetëm disa prej anomalive që rëndojnë arsimin e nxënësve shqiptar në Mal të Zi, andaj kërkojmë që fëmijët tanë, nxënësit shqiptar të mësojnë si shqiptar ,duke mësuar për historinë ,këngët dhe kulturën kombëtare në tekstet e tyre shkollore, që tekstet shkollore aktuale të zavëndsohen me botimet e Prishtinës deri në hartimin e teksteve të reja shkollore, ku do ishin edhe shqiptarët pjesë e këtij procesi.

Gjuha shqipe të përdoret në të gjitha dokumentet shkollore, që shqiptarët të jenë të përfaqsuar në tërë procesin, duke filluar nga Ministria e arsimit, Enti për tekste shkollore, institucionet arsimore dhe vendimmarrse dhe që në shkollat ku aktualisht janë kushtet
ekstreme të bëhën investime duke u mundësuar nxënësve mësim normal.

Ftojmë qytetarët të na bashkangjiten, të protestojm për dinjitet dhe kunder diskriminimit, ftojmë të gjithë ato që frymojnë shqip,të gjithë ato qytetarë që janë për të drejtat e barabarta pa dallime gjinore, fetare, kombëtare apo krahinore, prindër apo qytetarë të profileve të ndryeshme, shoqata dhe organizatat jo qeveritare. Në veçanti ftojmë të deklarohen politikanët shqiptar edhe subjektet
politike kombëtare duke u hapë rrugë simpatizuesve të tyre për mbështetje.

Pjesmarrja juaj
të premten më 14 nëntor ora 11:00 para objektit të komunës së Ulqinit dhe nënshkrimi juaj në pëticion është pjesmarrje për dinjitet dhe nënshkrim kundër diskriminimit.

Këshilli organizativ