Organizmi më i lartë i futbollit europian, UEFA, i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit më 11 nëntor njoftimin se Komisioni i Apelit në lidhje ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri do të mblidhet më datë 2 dhjetor 2014.
Ditë më parë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s ka dhënë vendimin e tij në lidhje me këtë ndeshje, duke ia dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë. Ky vendim i argumentuar ka mbërritur ditën e premte pasdite në Tiranë.
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet tre studiove ligjore (shqiptare, zvicerane dhe angleze), që e përfaqësojnë në këto hapa juridikë në komisionet përkatëse të UEFA-s, por po e deshi puna edhe në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, do të kërkojë ndryshimin e vendimit të shkallës së parë në mbledhjen e Komisionin e Apelit, që do të zhvillohet më datë 2 dhjetor në Nion të Zvicrës