Lulgjuraj fton Bardhin të tërhiqet

Mehmet-Bardhi
Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ), Lek Lulgjuraj, i ka bërë thirrje kryetarit të kësaj partie, Mehmet Bardhit të tërhiqet.

Ai e akuzuar Bardhin për këmbënguljen e tij për ta udhëhequr partinë vetë, raporton Vijesti.

Lulgjuraj, i cili njihet si deputeti i i parë shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, në faqen e tij në Facebook e ka akuzuar Bardhin se nuk pranon ndryshime në parti. Lulgjuraj pohon se lideri i LDnëMZ ka 12 vjet që e prolongon kongresin e partisë dhe nuk ua dorëzon raportin financiar kolegëve të partisë.

“As pas 24 vitesh Bardhi nuk tërhiqet, edhe pse është në krye të partisë që nga themelimi i saj dhe disa herë ka qenë deputet në parlament. Edhe sot kërkon të jetë deputet, megjithëse është njeri në moshë. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk e ka rinuar partinë, as nuk ka kërkuar ndonjë intelektual të cilin do ta përgatiste për ta marrë partinë. Në vend të kësaj, nga xhelozia, partinë e mban peng”, thotë Lulgjuraj.

Ai ka rikujtuar se partia ka humbur vlerësimin në Ulqin, Anë të Malit dhe Krajë, ku ka pasur peshën kryesore, duke përkujtuar që LDnëMZ ka vetëm një këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. /MALESIA.ORG/