Romela Begaj kampione e botës në peshëngritje

Romela Begaj of Albania competes in theDje një mashkull, sot nje femër shqiptare kampione bote në shkëputje.

Edhe Romela Begaj shpallet kampione e botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg.  28-vjeçarja ngriti 113 kg në këtë stil duke lënë pas vetes peshngritëse me emër në arenën ndërkombëtare.

Begaj ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kg dhe në të tretin arriti të triumfojë në kampionatin boteror te shtanges qe po mbahet ne  Kazakistan.

Kjo është medalja e tretë e artë që Shqipëria merr në Botërorin e Kazakistanit. Një ditë më parë, Daniel Godelli u shpall kampion bote në dygarësh dhe në stilin e shkëputjes në peshën 77 kg. 22-vjecari ngriti 171 kg në stilin e shkëputjes, mori medalje argjendi në stilin e shtytjes me 198 kg dhe medalje ari në dygarësh me 369 kg.

4 medalje të marra në Almati, mes të cilave 3 ari, janë rezultati më i mirë që kanë arritur deri tani peshëngritësit shqiptarë në një Kampionat Botëror.

Furra Tahiri