Bojaxhiu, fisi i Nënë Terezes, ka të njëjtën rrënjë me fisin Bojaj

martin_bojajNga Martin M. Bojaj

Në kodin gjenetik mund të lexohet çdo fenomen, nga krijimi i univerzit dhe deri te parashikimi i të ardhëshmës. Shkenca e gjenetikes nuk ka arritur ta sistematizoj akoma njohurin mbi këtë udhetimë në kohë. Mbasi që të mundemi të njohim vehtën tonë, të kemi njohuri të mjaftueshme të lexojmë kodin gjentik në ADNnë tonë, atëherë edhe egziston mundësia të udhetojmë në kohë dhe ta arsyetojmë torinë e relativitetit te Albert Einstein. Teorija thotë se koha është relative dhe prsh nëse Nikolla udhëton për në Amerike me anije kozmike dhe mbërrin për 2 orë me orën e tij, ndersa me orën tonë ka vonuar 5 orë, mund të thohet se teoria e relativitetit vjen në shprehje dhe se Nikolla ka udhëtuar në kohë.

Por perderisa jemi të kufizuar në aftësi të lexojmë kodin gjenetik apo të udhëtojmë në kohë, atëherë na mbetet të përdorim metodologji tjera të cilat na bjenë deri te e vërteta. Dy metodat më të njohura të cilat përdoren në shkencën e metodologjisë për të hulumtuarë janë metoda kualitative dhe metoda kuantitative. Metodat kualitative më te njohura janë vrojtimi i personit, intervistë e thellë, fokusi në grupe, aketimi, etj. Ndersa metodat kuantitative janë matematikore, statistikore, etj.

Njeriu është në zbulim të vetëvehtës gjithmonë, pa ndalim. Nga kemi ardhur? Cafrë është njeriu? Ku do të shkojmë? Cfarë është kosmosi? Nga vjen fisi Bojaxhiu? Nga vjen fisi Bojaj?

Së pari, shqipja është gjuha e parë e shkruar në botë, është gjuha e fillimit (Anatas Shuke, Zanafilla e Krenarisë Kombëtare). Po po, mos kini frikë, provat janë te shumta dhe sistematike thotë Shuke. Provat gjindën në 3-4 miliardë kopje të Biblës në të gjithë boten. Bibla është perkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjeter”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e permban proven SHQIP me fjalet “ne fillim”. Anatas S. Shuke vazhdon dhe thotë se nje provë tjeter, përseri në Bibel, ështe fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”, në “Zanafilla”-18:20, 19:12.

Gjuha është themeli i kombit, ajo që na bënë të veçantë nga të tjerët. Ne shqiptarët krenohemi mjaft me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, si pjesë madhore e mozaikut tonë të identitetit, që shpesh përpiqën të na e vjedhin, sidomos tia ulin vlerat. Megjithatë, duhet pasur parasysh se Skënderbeu i përket një periudhe mjaft më të vonshme kohore sesa zanafilla e kombit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë. Pra, aftësia konkurruese që nevojitet për të shërbyer si shtyllë qendrore e krenarisë kombëtare, e identitetit tonë kombëtar kufizohet, për arsye se i duhet të përballet me identitetin e kombeve të tjera, që janë bazuar përgjithësisht në periudha kohore mjaft më të hershme dhe në vazhdimësi. Në mënyrë që krenaria kombëtare të ulet këmbëkryq në subkoshiencën tonë për të na dhënë qetësinë, forcën dhe stimulin e pakrahasueshëm dhe aq të nevojshëm sot, na duhet të bazohemi në një shtyllë mjaft më të vjetër në kohë, rreth së cilës të mund të mblidhet e të qëndrojë fort i gjithë mozaiku gjigant i historisë sonë, i identitetit tonë kombëtar.

Lidhur me kodin gjentik identifikues, duke përdorur metodën qualitative të hulumtimit, vihet te dedukcioni se fisi Bojaxhiu dhe Bojaj kanë të njëjtën rrënjë. Në një komunikim me Don Lush Gjergjin, i cili i ka dhënë tri spjegime, qe i ka dëgjuar prej Lazër Bojaxhiut, vëllaut të Nënës Tereze, prej prof. Lorenc Antonit, si dhe prej kohanikësve të tyre se rrënja Boja ështe e njejta (Boja-xhiu dhe Boja-j) ndersa pas shtresa “xhiu” dhe “j” janë cilësime të emërtimit. Dhe nder spjegimet tjera të rrënjës të përbashkët Boja, dom Lush Gjergji thotë se shiteshin shumë ngjyra në treg, për Fe dhe Atëdhe derdhej gjaku, “Boja” e kuqe, flamuri kuq e zi (Boja e kuqe) ishte symbol i flijimit, atëdhedashurisë dhe martirizimit për liri.

Furra Tahiri