Nën organizimin e Parlamentit Evropian nesër në Tiranë zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare një ditore, me temën “Të Drejtat Elementare, Jo-diskriminimi dhe Mbrojtja e Pakicave”.
Në konferencë e cila do të zhvillohet në Hotel Sheraton do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve të regjionit anëtarë – kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përfaqësues të Parlamentit dhe Komisionit evropian.
Në Konferencë do të flasin krye-parlamentari i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, zëvendës Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi, nënkryetarja e Parlamentit Evropian Ullrike Llunacek, drejtori i Komisionit në Bashkimin Evropian Simone Mordue, deputet në Parlamentin evropian Helga Stevens, deputet në Parlamentin Evropian Eleni Theocharons etj.
Përfaqësues nga Mali i Zi do të jenë deputetët Nikollë Gegaj dhe Husnija Shaboviq. /MALESIA.ORG/