Gjatë intonimit të himnit të Serbisë në ndeshjen Serbi – Greqi, ka ndodhur diçka e pabesueshme.
Tre nga fëmijët që përcjellin lojtarët, kanë ngritur duart duke formuar shqiponjën, që është simbol kombëtar shqiptar. Ky veprim ka acaruar shumë mediat serbe, të cilat kanë shpërthyer me artikuj, duke e quajtur këtë veprim “provokim të ri”. /aSport/