Fondi Humanitar “Malësia” – Mbrëmje festive me rastin e 28 Nëntorit

Fondi_Humanitar_Malesia1-300x257Fondi Humanitar “Malesia” me rastin e 28 Nentorit te Shpalljes se Pavaresise dhe 20 vjetorit te veprimtarise se Fondit Humanitar “Malesia” organizon

MBREMJE FESTIVE

Per kete mbremje madheshtore Fondi Humanitar “Malesia” ka ftuar prof. dr. Martin Berishaj dhe nga vendelindja dhe dy ish bursistat e Fondit Aferditen Gojcaj dhe Senad Gilaj. Nga Diaspora per kete rast te ftuar jane edhe perfaqesuesi i Pergjithshem i Republikes se Shqiperis prane OKB Ferid Hoxha dhe zonjusha Vlora Citaku Konsullja e Pergjithsheme e Kosoves ne New York. Ne kete darke do te marrin pjese edhe udheheqesit fetar te komunitetit Dom Pjeter Popaj dhe Imam Edin Gjoni. Per kete rast pashtu kemi ftuar edhe Kryetaret e Shoqatave te diaspores qe punojne dhe veprojne ne SHBA.

Perpos medias lokale per kete rast special nga vendlindja do te jete prezent edhe TV Boin me stafin e tij.

Per pjesen argetuese per kete nate do te perkujdeset kengetarja Hane Nikprelaj me grupin muzikor e shoqeruar nga Liridon Ulaj dhe orkestra e tij.

Fondi Humanitar “Malesia” objektiv kryesor kishte bursat e studenteve malesor, afirmimin e Malesise ne cdo pikepamje dhe mbeti besnike ne sherbimin e ceshtjes kombetare. Keshilli Drejtues i Fondit per kete raste deshiron te shfrytezoj rastin dhe te falenderoj te gjithe ata qe ne vite me radhe ndihmuan, perkrahen dhe suportuan idealin tone per te cilen ishim percaktua.

Prandaj, ftoheni te merrni pjese sa me shume ne kete feste dhe pervjetor, rast i cili shenon 102 vjetorin e pavaresis dhe 20 vjetorin punes dhe veprimtarise se Fondit Humanitar “Malesia”.

Darka mbahet me 28 Nentor ne Eastwood Manor 3371 Eastchester Avenue, Bronx, New York dhe fillon ne oren 6:00 pm. Hyrja per te moshuarit $70.00, kurse per femijet nen moshen 12 vj. $40.00

Per informata me te hollesishme mund te kontaktoni:
z. Mark Berishaj ne tel. 914-557-5010,
z. Vasel Ulaj ne tel. 917-560-5022 dhe
z. Lulash Juncaj ne tel. 917-681-5389

Mire u pafshim!

FONDI HUMANITAR MALESIA
Kryetar, Ejllo Berishaj

Furra Tahiri