Në Ulqin festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

DSCF3750
Manifestimet për nderë të 28 nëntorit tek shqiptarët në Mal të Zi filloi me aktivitetin që u organizua në Ulqin më 25 nëntor 2014.
Në sallën e Qendrës për Kulturë të mbushur plot e përplot ishin të pranishëm përfaqësuesit e partive politike shqiptare, përfaqësues diplomatik të dy shteteve amë Shqipërisë dhe Kosovës dhe qindra qytetarë tjerë nga Ulqini, Kraja dhe Malësia.
Në nderë të kësaj feste të madhe Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi, këtë datë e shënon që nga themelimi i tij. Për program u përkujdesen solistet e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nga Tirana.
Në emër të organizatorit të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptareve z.Genci Nimanbegu i cili ndër të tjera tha se festa e 28 nëntorit është festa e gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë Maqedoni dhe Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Diasporë. Ai theksoi se kërkesat politike për decentralizim, rritje të ingirencave të Komunave do jenë synimi i vazhdueshëm i KKSH , duke shtuar se këto kërkesa dikuar i ka nisur Lidhja Demokratike në MZ, duke e vazhduar partitë tjera dhe në këtë mënyrë do të vazhdojnë të kërkojnë të realizohen të drejtat që na takojnë të gjithëve pa dallime politike, treve gjinie apo besimi.

Manifestimi i shqiptarëve në Mal të Zi për nderë të 28 nëntorit vazhdon me aktivitet në Tuz me 27 dhe në Plavë e Guci me 28 nëntor.
Albert Camaj

DSCF3749 DSCF3752 DSCF3755 DSCF3757 DSCF3760 DSCF375010172739_10152891734124664_435974763346409508_n