Më shumë se 800 flamuj shqiptarë janë vendosur që disa ditët e fundit në rrugët kryesore në qytetet Staten Island dhe Bronx të New York-ut.
Është viti i pestë më radhë që Bronx, lagja më e madhe e shqiptarëve të New Yorku-t, zbukurohet me flamujt shqiptarë në të gjitha rrugët kryesore.
Këtë vit është edhe ishulli Staten Island i cili është përfshirë në festimet e nëntorit, rrugët e të cilit janë mbushur përplot flamuj shqiptarë.
Flamujt kuq e zi mund të vërehen kudo; pranë shtëpive, klubeve, lokaleve dhe bizneseve të shqiptarëve.
Jo se mund të krahasohojmë, sepse shumica dërmuese e shqiptarëve në SHBA janë imigrant, gjenerata e parë dhe e dytë, kurse shqiptarët në Malësi janë në troje të veta shekullore, por në rrugët e Tuzit nuk është shtuar asnjë flamur shqiptarë. Shqiptarët këtu festojnë të mbyllur… /MALESIA.ORG/