Në kuadër të manifestimeve për nderë të 28 Nëntorit, ditës së flamurit, të cilën e organizoi Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në të gjithë trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, sot më 28 nëntor u festua edhe në Alpet Shqiptare në Plavë e Guci.
Manifestimin e organizoi Këshilli Kombëtar në bashkë-organizim me shoqatën Alpet Shqiptare dhe Maja e Karajfilit, që veprojnë në Plavë-Guci.
Me këtë rast të pranishmëve ju drejtuan me fjalë përshëndetëse njëri ndër antarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Tahir Gjonbalaj, si dhe aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare Fadil Fazliu nga Kosova.
Salla e Qendrës për kulturë ishte e mbushur plotë e përplot më mysafirë, Nder mysafir kishte edhe pjesëmarrës të luftës Çlirimtare të Kosovës siç është vëllai i dy dëshmorëve të Kombit Fadil Fazliu, mbasandaj mysafir tjerë nga Drenica, Rahoveci, Tirana nga Malësia e Tuzit, Rozhaja , përfaqësues të partive politike shqiptare dhe shumë bashkë malësor nga të gjitha trevat.
Programi që kishin përgatitur këto dy shoqata ishte mjaft i pasur, me recitime, folklor dhe këngë burimore kushtuar kësaj date të lavdishme historike. Për këtë u përkujdesen edhe mysafirët tjerë si aktivistja e çështjes kombëtare nga Tirana Rajmonda Malecka, këngëtari Ismail Balidemaj dhe aktori nga Kosova Avdi Gërvalla.
Salla është elektrizuar, kurë në skenë paraqiten të rijnë me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , duke pri vallen e Hamzë Jasharit.
Në Plavë-Guci që dikur ishte pothuajse 100% shqiptare, sot jetojnë shumë pak shqiptar, por me gjithat salla e Qendrës për kulturë ishte e mbushur plot me shqiptarë që jetojnë në këtë trevë.
Vlen të përmendet se pjesë e aktivitetit ishte edhe marshuta me automobila të stolisura me flamuj kombëtar e quajtur ” MARSHI I FLAMURIT”, marshim ky, tashme tradicional, qe përshkon Krahinën e Plavë-Gucisë.
Albert Camaj
