Pero Junçaj dhe Martin Lulgjuraj demantojnë Dnevne Novine
Në faqet e gazetës Dnevne Novine për datën 29 – 30 nëntor 2014, në rubrikën Aktuale, kjo gazetë ka publikuar intervistat e tre qytetarëve të Malësisë lidhur me festën e 28 Nëntorit.
“Festa jonë është 21 maji, dita e pavarësisë të Malit të Zi”, është titulli i këtij shkrimi, kurse më poshtë janë publikuar intervistat e Hodzo Dreseviq, Mark Lulgjuraj dhe Pero Junçaj.
Më poshtë lexoni intervistat e përkthyera në shqip:
Dresevic: Cila festë? Festa jonë e vetme është 21 maji. Mendoj se shkollat fillore dhe gjimnazet nuk janë vende për festime, ajo mund të bëhet në shtëpitë për kulturë. Këtu jetojnë edhe myslimanët, serbet, malazezët. Si do të ishte sikur të gjithë të festojnë ashtu?
Lulgjuraj: Ai është shteti im amë, Shqipëria, por kjo është festa e shtetësisë së Shqipërisë. Nuk është në rregull të festohet në rrugë dhe në shkolla, sepse ka këtu edhe kombësi tjera, e jo vetëm fëmijë shqiptarë, dhe atëherë kjo del si provokim. Ditën e shtetësisë duhet festuar si në çdo vend – duke festuar në mënyre akademike. Ideja e Shqipërisë së Madhe këtu nuk ekziston. Nuk është ajo ide e lindur në Shqipëri dhe për të askush nuk flet as këtu e as atje, dhe nuk mund të ketë as Serbi e Madhe e as Shqipëri e Madhe, këtë mund ta harrojnë të gjithë.
Junçaj: Do të festojmë familjarisht, në mënyre intime, por këtu nuk ka çfarë të festohet. Festohet në Shqipëri, kjo nuk është Shqipëria, kjo është Mali i Zi. Ne kemi flamurin tonë, festen tonë, prandaj shqiptarët le të festojnë në Shqipëri, ne këtu festojmë 21 majin.
Për këtë rast ka reaguar Pero Junçaj i cili në redaksinë e gazetës Dnevne Novine në Podgoricë ka dërguar një reagim/demant, ku thuhet se gazetari e ka pyetur se ku do të festojnë, këtu apo në Shqipëri, duke mos përmendur se për cilën festë është pyetja, ai e ka kuptuar se është fjala për festën e Vitit të Ri. Junçaj gjithashtu ka demantuar se ka përmend 21 majin.
Ai në fund shkruan, në qoftë se demanti i tij nuk publikohet do të jetë i detyruar që të dërgojë padi në organet kompetente.
Gjatë ditës së sotme, edhe i intervistuari tjetër Mark Lulgjuraj ka kontaktuar portalin Malesia.org duke sqaruar se shkrimi i publikuar në gazetën Dnevne Novine nuk janë fjalët e tija, dhe që së shpejti do ta demantojnë shkrimin në fjalë.
Më poshtë reagimi dërguar kësaj gazetë: