Komedia “KOLONEL ZOGU” në QKI “Malësia” në Tuz

Të premten, me 05.12.2014 në QKI “Malësia” në Tuz do të shfaqet komedia “KOLONEL ZOGU” e Teatrit profesional të Gjakovës.
Autori i komedisë është bullgari Hristo Boytchev kurse regjia Erson Zymberi.
Shfaqja fillon në ora 19h, kurse hyrja për të gjithë adhuruesit e teatrit është e lirë (pa pagesë).

Sinopsis:
Dramaturgu bullgar Hristo Boytchev tekstin e tij e ka vendosur në një ish manastir, i cili tani përdoret si një repart psikiatrik, thellë në malet e Ballkanit gjatë luftës në Bosnjë. Një mjek i ri dërgohet për ti shëruar gjashtë pacientët: një aktor, një hajdut, një ish-truproje, një doganiere, një njeri shumë i vogël që ka frikë të shkel dhe koloneli. Ata janë të dëmtuar nga lufta, të harruar, të bllokuar pa ushqim apo mjekim, dhe askush nuk e ka dëgjuar kolonelin të flas për tre vjet. Kur aeroplanët paqeruajtës të OKB gabimisht e hedhin një kuti humanitare, në oborrin e tyre, koloneli ngjallet për t’u bërë udhëheqësi i tyre, dhe ata e shpallin veten si një entitet i pavarur evropian.
Ky tekst të len përshtypjen se është shkruar enkas për çdo vend të Ballkanit.

Kolenel Zogu_POSTER me date

Furra Tahiri