Në faqet e gazetës “Dnevne Novine” për datën 29 – 30 nëntor 2014, në rubrikën Aktuale, kjo gazetë ka publikuar intervistat e tre qytetarëve të Malësisë lidhur me festën e 28 Nëntorit.
“Festa jonë është 21 maji, dita e pavarësisë të Malit të Zi”, është titulli i këtij shkrimi, kurse më poshtë janë publikuar intervistat e Hodzo Dreseviq, Mark Lulgjuraj dhe Pero Junçaj.
Disa ditë më parë, këtë shkrim e kishte demantuar Pero Junçaj, ndërsa sot në redaksinë tonë kemi fituar dhe demantin e intervistuarit tjetër, Mark Lulgjuraj.
Më poshtë është publikuar dokumenti në gjuhën malazez dhe ai në gjuhën shqipe të cilat janë nënshkruar nga gazetarja e gazetës “Dnevne Novine” dhe Mark Lulgjuraj.
Kjo ishte intervista e publikuar në “Dnevne Novine” për datën 29 – 30 nëntor 2014 (e përkthyer në shqip):
Lulgjuraj: Ai është shteti im amë, Shqipëria, por kjo është festa e shtetësisë së Shqipërisë. Nuk është në rregull të festohet në rrugë dhe në shkolla, sepse ka këtu edhe kombësi tjera, e jo vetëm fëmijë shqiptarë, dhe atëherë kjo del si provokim. Ditën e shtetësisë duhet festuar si në çdo vend – duke festuar në mënyre akademike. Ideja e Shqipërisë së Madhe këtu nuk ekziston. Nuk është ajo ide e lindur në Shqipëri dhe për të askush nuk flet as këtu e as atje, dhe nuk mund të ketë as Serbi e Madhe e as Shqipëri e Madhe, këtë mund ta harrojnë të gjithë.