Këto janë fotografi nga rruga kryesore në hyrje të Tuzit, njëkohësisht rruga ndërkombëtare që lidh Podgoricën me Shkodrën.
Fotografitë të cilat në redaksinë tonë i ka dërguar një lexues i portalit, dëshmojnë gjendjen e mjerueshme të rrugëve në Malësi. Rruga është në gjendje aq të keqe sa që rrezikon komunikacionin, e mos të flasim për dëmtimet që mund ti shkaktoni automjetit. Që të jetë dhe më keq, gropat janë të mbushura me ujë dhe mund ti zbuloni me vonesë.
Nëse drejtuesi i automjetit nuk vendosë rripin e sigurisë, ai gjobitet nga ana e policisë për shkelje të rregullave të komunikacionit / rrezikimin e komunikacionit. Po në këtë rast, kush duhet të gjobitet? /MALESIA.ORG/