Nga: FRASHËR RACAJ & TAHIR VELIU
Historia e territoreve shqiptare nën pushtimin e Malit të Zi është pothuajse e njejtë me historinë e territoreve tjera shqiptare nën pushtime sllavo-greke. Vendndodhja gjeografike e trojeve shqiptare si rrugë lidhëse, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe bukuri përrallore, ishte tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoj pushtime të njëpasnjëshme. Shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku harta politike e një shteti kufizohet me troje të veta të grabitura. Në këtë drejtim fati tragjik i popullit shqiptar ishte që pa dëshiren e tij të përjetoi diskriminimin më të egër të një lufte speciale më GJENOCID, ku popullësia autoktone u dëtyrua që fatin tragjik që ja ofroi pushtuesi, ta përqafoi dhunshëm në mënyrë që ta ruaj ekzistencen dhe prezencën e tij në tokat stërgjyore.
Coptimi i territorëve shqiptare u bë me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha dhe kjo ndodhi dhunshëm pavarësisht kundërshtimeve të popullësisë autoktone shqiptare. Më ndikimin e Rusisë e cila luajti rolin e viktimës për popullësinë sllave duke i shpërblyer më toka shqiptare, e cila ndikoj drejtpërsëdrejti në formimin e shteteve sllave, në këtë rast formimin e shtetit të Malit të Zi.
Mali i Zi synim kryesor kishte zgjerimin në territorin shqiptar dhe kështu kërkoj nga Kongresi i Berlinit Plaven dhe Gucin. Mbasi ushtria e Malit te Zi nuk mundi ta pushtoj Plaven dhe Gucin kërkoj nga Kongresi i Bërlinit që ti jipet një zonë tjetër Hoti dhe Gruda, por pasi nuk arriti ta pushtoi as Hotin e Grudën, Mali i Zi kërkoj nga Kongresi i Berlinit që ti jipet një zonë tjetër Ulqini dhe Tivari. Për ti bërë ballë këtij coptimi u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila kundërshtonte më armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta dhe të përgjakshme u zhvilluan në Plavë, Guci, Hotë e Grudë, ku ushtria malazeze pësoi humbje. Më gjithë vendimet e Fuqive të Mëdha për aneksimin e këtyre territoreve Malit të Zi, populli shqiptar as një herë nuk u pajtua më këtë ndarje dhe gjatë gjithë kohës bëri rezistencë të armatosur dhe kurrë nuk e njohu pushtimin malazez.
Populli shqiptar nga Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Trieshi, Koja e Podgorica gjithmonë qëndruan të rreshtuar në ballë të luftërave për çlirimin e Shqipërisë. Mbas përfundimit të luftës së dytë botërore si republike e ish federatës jugosllave Malit të Zi i jepet edhe Rozhaja e cila ishte nën administrimin e Pejës deri në vitin 1945.
Shqiptaret në trojet etnike edhe pse të ndarë padrejtësisht, kurrë nuk u gjunjëzuan dhe vazhdimisht luftuan për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë administrative. Sot territoret shqiptare renkojnë thellë të plagosura nga kjo ndarje. Sot populli shqiptar në Malësi dhe në trojet tjera nën pushtimin malazez përjetojnë një kalvar robërie pa të drejta kombëtare, pa përfaqesim proporcional në organet shtetërore ku në Gjykata dhe Prokurori numërohen numer minimal i shqiptarëve. Përdorimi i gjuhës shqipe është shqetësues dhe i papranueshëm në administratë dhe në komunat ku shqiptarët janë shumicë. Përdorimi i simboleve Kombëtare është i ndaluar dhe nuk lejohët të përdoret Flamuri Kombëtar më rastin e festave kombëtare në institucione vendore, ku shqiptaret janë autokton, gjithashtu nuk lejohën të festohën festat kombëtare në mënyrë institucionale në komunat ku shqiptaret janë shumicë. Arsimi në shkollat në gjuhën shqipe është diskriminues. Hartimi i plan-programëve në gjuhën shqipe i tekstëve shkollore cenon rëndë identitetin dhe dinjitetetin kombëtar të shqiptarëve autokton. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptar janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit. Mediat në gjuhën shqipe janë të cenuara nga cenzura dhe nuk kanë mbështetje financiare nga shteti. Monumentet kulturore janë të rrezikuara dhe më tendence të përvetësimit nga malazezet dhe kisha ortodokse. Nën rrezik përvetësimi janë kishat shqiptare në Krajë, Shas, në kala të Ulqinit, në Martinaj etj.
Përball këtij diskriminimi shovinist shtetëror është kërkesa edhe për rikthim të statusit të Komunës së plotë të Malësisë më qendër Tuzin, më të gjitha nivelet e pushtetit lokal si dhe rikthimi i territorit që kishte kjo komunë.
Shqiptarët duhet ti kenë mandatet e garantuara në Parlament dhe kthimin e njesisë së vaçant zgjedhore. Duhët të bëhet decentralizimi i pushtetit vendor. Kthimi i pronës dhe i pasurisë ish pronarëve. Ndalimi i kolonizimit te trojeve shqiptare dhe ndalimi i asimilimit. Kolonet e ardhur te dheu i zi duhet të vendosën dhe të rikthehën në vendbanimet e tyre sepse ajo prone është private. Duhët të bëhët rishikimi i të gjitha privatizimëve në vendbanimet ku jetojnë shqiptaret. Arsimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit dhe e drejta e mësimit të historisë e kultures aty ku jetojnë shqiptarë. Krijimi i kushteve për kthim të diaspores shqiptare në trojet e tyre.
Si pasoj e diskriminimit të shqiptareëve në të gjitha poret e jetës për identitet dhe dinjitet kombëtar lindë nevoja që të përmisohet statusi i shqiptarëve, duke përfshi territorin dhe vendbanimet shqiptare për një Rajonalizim më status të avancuar të ushtrimit të pushtetit dhe të zhvillimit të kultures ku mbrohet identiteti dhe kultura autoktone si faze e parë e zgjedhjës së çështjes shqiptare në Mal të Zi.
Mali i Zi territorin shqiptar e konsideron si plaçkë lufte dhe popullin shqiptar si robër lufte prandaj krijimi i një Rajonalizimi është mëse i domosdoshëm deri në zgjedhjen përfundimtare për bashkim më Shqipërinë.