Reagim ndaj kërkesës së ambasadorit të Malit të Zi në Tiranë

racaj veliuReagim ndaj kërkesës së ambasadorit të Malit të Zi në Tiranë Ferhat Dinosha për status të ri të dhjetëra ardhacakëve “malazez” në Shqipëri

Nga Frashër Racaj & Tahir Veliu

Kërkesa e ambasadorit të Malit të Zi në Tiranë Ferhat Dinosha për një status të ri për pakicën ardhacake “malazeze”, që nuk numëron më shumë se dhjetëra familje nuk është veqse një kërkes e një hyzmeqari sahanlepirës të qeverisë malazeze të Podgoricës, që për një kohë të gjatë i shërben me devotëshmeri regjimit malazez dhe vazhdimisht është shprehur kundër interesave të përgjithshme të shqiptarëve nën Mal të Zi.

Përderisa, Podgorica pushtuese e trojeve shqiptare i’a mohon Malësisë të drejten legjitime, kushtetuese dhe demokratike për formimin e Komunës së pavarur me qender Tuzin, më të gjitha nivelet e pushtetit lokal si dhe rikthimin e territorit që kishte kjo komunë, dhe rajonalizimin e decentralizimin e territorëve shqiptare nën Mal të Zi, kërkesa e Ferhat Dinoshes jo veq së është qesharake por edhe kundër të të gjitha të standardeve dhe kritereve të Bashkimit Evropian.

Përderisa vazhdon diskriminimi i shqiptarëve autokton nën Mal të Zi një kërkesë e tillë e bërë nga një “shqiptar” shpirt shitur është e papranueshme. Ambasadori Dinosha fillimisht, duhet të kërkoj nga autoritet malazeze që të ndalin diskriminim e shqiptarëve nën Mal të Zi, mbi bazën kombëtare, politike, ekonomike dhe kulturore. Njëherit, duhet kërkuar nga pushteti malazez që një herë e mirë t’ua dëshmojnë shqiptarëve nën Mal të Zi se vërtetë qeveria malazeze ka hequr dorë nga praktika e deritashme shekullore e shtypjes dhe e terrorit ndaj shqiptarëve autokton (1878-2014).

Kërkojmë mënjeherë realizimin e minimumit të drejtave dhe lirive politike, kombëtare, demokratike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve autokton nën Mal të Zi, duke filluar me lejimin e përdorimit të pakushtëzueshëm të flamurit kombëtar shqiptar, mandate të garantuara në Parlament dhe kthimin e njesisë së vaçant zgjedhore, dhe arsimimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit dhe e drejta e mësimit të historisë e kultures aty ku jetojnë shqiptarë me tekste shkollore nga Tirana dhe Prishtina. Gjithashtu, kërkojmë të ndalet diskriminimi i shqiptarëve në punësim në institucionet shtetërore dhe njëherit të kenë vende të garantuara punësimi në të gjitha institucionet shtetërore. Gjithashtu kërkojmë krijimin e kushteve për kthim të diaspores shqiptare në trojet e tyre. Kolonet e ardhur te Dheu i Zi duhet të vendosën dhe të rikthehën në vendbanimet e tyre sepse ajo prone është private.

Poashtu, kërkojmë nga pushteti shtetëror malazez që të ndal asimilimin e shqiptarëve autokton, terrorin shtetëror, kolonizimin e trojeve shqiptare, dhe politikave shtetërore që do të detyronte shqiptarët të lëshonin vatrat stërgjysore, dhe qëllimet kolonialiste për ndryshimin e strukturës etnike të kësaj treve shqiptare. Politikë që është zbatuar ndaj shqiptarëve me shekuj, dhe këtë më së miri e dëshmon letra e guvernatorit të parë të Ulqinit Simo Popoviqit, që ia dërgonte ministrit të punëve të jashtme, ku thuhej: ”Rrethi i Ulqinit për ne është i huaj. Të gjithë këtu janë turq (shqiptarë të besimit islam) dhe malësorë. Kujdesi ynë i parë, për arsye të shumë shkaqeve, duhet të jetë që banorët vendas ti asimilojmë dhe atë sa më parë në dy mënyra: me anë të kolonizimit, duke vendosur këtu 4-5 mijë familje malazeze dhe me anë të hapjes së shkollave. Kolonizimi do të arrihet kur të shpërngulen malësorët nga ky vend. Kur të realizohet ky projekt, atëherë ky rajon i bukur dhe i pasur do të jetë krejtësisht dhe përgjithmonë i Malit të Zi. Derisa të mos realizohet ky qellim, nuk kemi se çka të gëzohemi”. Dhe jo vetëm kjo letër, por edhe vet princi (kral) Nikolla publikisht shprehu aspiratat e pushtetit malazez për ndryshimin e struktures etnike dhe zgjerimin e pushtetit malazez drejtë trojeve shqiptare përmes një letre, ku mes të tjerash do të theksonte: ”… me vendosjen e malazezeve prej Mozhurit e deri të Buna, tërë qarkun e Ulqinit e malazezojmë”, duke vazhduar se “…tërë qyteti dhe rrethina është e banuar më banorë shqiptarë të konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe në ketë anë të Mozhurit nuk është ndier. Me vendosjen e malazezëve zhduket tipi shqiptar i kësaj ane”.

Pa plotësimin e të të gjitha të drejtave legjitime kombëtare dhe kushtetuese të shqiptarëve nën Mal të Zi, nuk mund dhe nuk duhet të plotësohet asnjë kërkesë e dhjetëra ardhacakëve “malazez” në Shqipërinë Qendrore (Republikën e Shqipërisë) dhe Shqipërinë Veriore (Republikën e Kosovës).