Dueti Toni & Amanda “Pa faj u ndamë” (Video)

toni manda

Javë më parë në tregun muzikor shqiptar doli kënga më e re, dueti i këngëtarit Toni Ujkaj dhe këngëtares Amanda Ujkaj.

Amanda dhe Toni janë këngëtarët që gjithmonë paraqiten me plot sharmë dhe energji, gjë të cilën po e dëshmojnë çdo herë kur po paraqiten në skenën muzikore.

Dueti është xhiruar në programet festive të fundvitit në A-Mol Tv, Prishtinë, në produksionin Eurolindi, “ZICO TV”, Kosovë , Blue Sky nga Shqipëria, etj.

Teksti dhe muzika e këngës janë përgatitur në Prishtinë, nga kompozitori dhe producenti i mirënjohur i grupit Etno Engjujt -Etnon, Genc Prelvukaj, i cili është i njohur se ka bërë këngë apo tekste dhe bashkëpunuar me shumë këngëtarë të njohur shqiptarë si: Mad Lion, Don Arbas, Lyrical Son,Tingulli 3nt, Mimoza Mustafa, Lori, Shpat Kasapi, Labi, Zanfina Ismajli Arta Bajrami, Mirsa Kerceli, Dafina Zeqiri, Dafina Rexhepi, Hekuran Krasniqi, Lil Samee e shumë këngëtare të rrymave të ndryshme që disa prej tyre edhe i ka nxjerr në treg që sot janë këngëtarë të njohur.

Kënga e re “Pa faj u ndamë” e Tonit dhe Amandës ka vetëm pak javë që është në treg, suksesi ka qenë evident që në ditët e para dhe është pëlqyer mjaft nga publiku.

Albert Camaj