Rama e përsërit: Serbia ta njoh Kosovën

rana dacicKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, e kanë harruar pothuaj krejtësisht përplasjen që e patën gjatë nëntorit për Kosovën, kur Rama po qëndronte në kryeqytetin serb.

Dy kryeministrat kanë buzëqeshur, derisa ministrat e tyre kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e patentë-shoferëve.

Rama përsëriti në Beograd se “beson fuqishëm” se Serbisë do t’i shkojë puna më mbarë “pasi ajo të lirohet nga barra, të ballafaqohet me realitetin dhe të njohë Kosovën”.

Në deklaratën dhënë për N1, i pyetur se kur dhe ku do të jetë takimi i tij i ardhshëm me Vuçiqin, Rama u përgjigj se e ka ftuar kryeministrin serb të vizitojë Tiranën.

“Mund të vijë dhe të thotë çkado që dëshiron në Tiranë dhe askush nuk do ta ndjejë veten të provokuar; askush nuk do të ndjejë asgjë të keqe, për arsye se nuk kemi harmoni të plotë për sa i përket kësaj çështje të madhe (Kosovës)”, theksoi Rama./Telegrafi/MALESIA.ORG/