Gjeka: Bardhi së shpejti në Kuvendin e Malit të Zi

Fatmir-GjekaLideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se ka bindjen e përfaqësuesit të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj që ditët e ardhshme do të jap dorëheqje në funksionin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.

“Me këtë do të respektohet marrëveshja që përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi gjysmën e dytë të mandatit, në emër të koalicioni tonë, të jetë deputet në Parlamentin shtetëror”, i tha Gjeka sot gazetarëve, raporton portali Ul—info.

Ai shtoi se koalicioni i partive shqiptare, bartës i të cilës është Partia Demokratike, i mbetet besnike integrimeve euroatlantike, si dhe tenton që sa më shumë shqiptarë të jenë në funksione publike.

Pritet që Gjeloshajn në postin e deputetit ta zëvendësojë kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi.