Skender Hasangjekaj: Dhunimi i së drejtes dhe “E Drejta” e dhunshme

skenderiNen trumbetimin e demokracise dhe propagandimit te nje ‘‘shteti qytetar“ , demokratik e multietnik, Mali i Zi, ne sy te Europes demokratike, ben shkeljet e njepasnjeshme te, te drejtave te popullsise shqiptare autoktone, ne te gjitha teritoret qe administrohen nga shteti malazez.Perkunder ‘‘skicimit“ te nje Kushtetute “proeuropiane“, pushteti malazez, perpiqet qe ne cdo sfere te ua veshtiresoi e pamundesoi jeten e ketyre pak shqiptarve, qe kane mbetur te jetojne ne trojet e tyre stergjyshore, duke i detyruar ne rrallim , emigrim, asimilim e deri ne zhberje totale te popullsise shqiptare, ne shume treva shqiptare qe administrohen nga shteti malazez.Ne kohen kur metojne te inkuadrohen ne struktura euroatlantike, ata perdorin menyrat me perfide te mundeshme, duke i “mbeshtjellur“ metodat e tyre, ne nje ‘‘kartoline demokratike‘‘ , per t’u prezantuar para botes demokratike, si nje shtet demokratik qe i respekton te drejtat e pakicave .
Derisa nga Europa kerkohet decentralizimi i pushtetit lokal dhe respektimi i te drejtave nacionale te pakicave, Mali i zi po perdore taktika te shumellojshme, qe decentralizimi te mos shkoi ne asnje menyre, ne favor te popullsise shqiptare.
Qe kure eshte themeluar subjekti i pare politik shqipetar, nga shqiptaret ne Mal te zi, Lidhja Demokratike ne Mal te Zi,(pervec kerkesave tjera) kerkesa konstante ka qene, qe te rikthehet Komuna e Tuzit te Malesise, ne menyre qe decentralizimi te shfrytezohet per permiresimin e jetes dhe te drejtave te shqiptarve ne kete rajon.
Qeveria malazeze, vazhdimisht ka bere premtime, se Malesia e Tuzit, do te fitoi statusin e Komunes, por deri me sot, ata kane shkelur te gjitha premtimet e tyre, para qytetareve, si dhe para kerkesave te instancave europiane.
Cka eshte me e keqja, ata, haptas , kane krijuar standarde te dyfishta e trefishta, ku per shqiptaret vlen nje standard tjeter , kurse per popullsi te perkatesive tjera nacionale, nje standard krejt tjeter.
Per te realizuar keto strategji te tyre antishqipetare , ata, fatkeqesisht, permes thermimit te faktorit politik shqipetar, shpesh kane gjetur edhe particka lokale, si dhe disa parti nacionale , me prefiks shqipetar, te cilat u kane ndihmuar ne realizimet e planeve te tyre.
Perderisa banoreve te Malesise (Tuzit) iu eshte mohuar vazhdimisht e drejta per Komunen e pavarur te Tuzit, ku shumica apsolute i perkasin kombesise shqipetare, ata kane lejuar e ndihmuar krijimin e disa Komunave tjera, ku popullsia joshqiptare eshte shumice.Keshtu, duke ecur vijes se thermimit e defaktorizimit te popullsise shqiptare, ata filluan edhe projektin e ndarjes se Plaves e Gucise ne dy Komuna te vogla, pas dekadave te tera, kure kishin arritur asimilimin dhe emigrimin ne mase te shqiptarve te kesaj Krahine, dhe ku Shqiptaret tani perbejne nje perqindje relativisht te vogel te popullsise ( rreth 20% e popullsise ne Krahinen e Plave-Gucise , jane shqipetare te paasimiluar) . Subjektet politike shqipetare , shoqeria civile si dhe faktori joqeveritar shqipetar i kesaj Krahine, si brenda , ashtu edhe jashte vendlindjes, paten ngritur fuqishem zerin, per moslejimin e coptimit te Krahines ne dy Komuna, duke pare rrezikun e getoizimit e thermimit te metejshem te faktorit shqipetar ne kete Krahine.Ne vitin 2014, Gucise i ipet statusi i Komunes se pavarur, ndersa Komuna e Tuzit, mbetet nen Podgoricen ( me nje status qesharak , te Komunes urbane te Podgorices).
Ne zgjedhjet e para lokale, ne Komunen e Gucise, te gjitha partite tjera malazeze, serbe , boshnjake, dolen ne dy Koalicione, ndersa shqiptaret, madje, me tri Parti politike.

Nga 30 Keshilltare te Komunes se Gucise , Partite politike shqiptare, fituane 8 Keshilltare, ku Partia me e madhe Shqiptare ne kete Krahine (Lidhja Demokratike ne Mal te zi) , fitoi 4 Keshilltare, ndersa Unioni Demokratik dhe Aleanca Shqiptare nga 2 Keshilltare .
Qeveria e pare Komunale, u krijua nga Koalicioni i mbledhur rreth DPS-it ( Partise se Gjukanoviqit e cila Udheheq ne nivelin shteteror te Malit te zi) dhe Unionit Demokratik te Shqiptarve e Aleances Shqiptare.

Qe ne Konstituimin e pare te Parlamentit Komunal, filloi si mos me keq per Shqiptaret, ku nuk u respektuan as simbolet, as gjuha shqipe. Ne sallen ku po mbahej mbledhja, ishin vendosur simboli shteteror malazez , si dhe flamuri boshnjak, por jo edhe flamuri shqipetar, ndonese perberja e popullsise eshte pothuaja e njejte , mes atyre qe deklarohen boshnjake dhe shqiptareve , ne kete Komune te re.
Partia me e madhe Shqiptare (LD ne Mz) kerkoi fuqishem , qe te respektohen te drejtat e barabarta dhe te vendoset flamuri shqipetar ne salle, por mbeti e vetme ne kete kerkese, e cila nuk u realizua , ndersa Keshilltaret e kesaj partie, ne shenje revolte, nuk respektuan intonimin e Hymnit malazez , duke mos u ngritur fare ne kembe dhe duke braktisur seancen. Mediat malazeze dhe opinioni ishte alarmuar per ket veprim te ketyre keshilltarve shqipetar.
(Duhet cekur ketu , se ne Komunen Urbane te Tuzit , ku shumica apsolute jane shqipetar , dhe ku boshnjaket perbejne me pak se 10% te popullsise, eshte i vendosur edhe flamuri boshnjak, cka po u mohohet shqiptareve ne Guci , ku perbejne mbi 40% te popullsise dhe ku asnjeri popull nuk e ka shumicen e mbi 50% te popullsise).
Edhe seancat tjera te Kuvendit Komunal te Gucise , kane vazhduar me probleme te ngjajshme , ku LDneMz kerkon me ngulm qe te respektohet ligji si dhe statuti i Komunes, qe te perdoret edhe gjuha shqipe, si e barabaret ne Kuvend dhe ne materialet e Kuvendit, por qe deri me tani, nuk po respektohen as keto te drejta themelore per Shqiptaret, ne Komunen e Gucise.

Derisa vazhdojne problemet me mohimin e te drejtave ligjore per shqiptaret edhe nga Komuna e re e Gucise, Tuzit te Malesise, i pergatiten statuse tjera fantashkencore , ne regjine e qeverise malazeze, per te mos i mundesuar te drejten e Komunes se pavarur, derisa te mos ndryshojne strukturen e popullsise, duke pritur sic duket, sikur me Gucine , qe Komuna t’i kthehet , tek pasi qe shqiptaret mos te perbejne me shumice te popullsise ne ate treve.
Edhe ne dekaden e dyte te shekullit 21, Mali i Zi vazhdon me MOHIMIN E SE DREJTES DHE ‘’TE DREJTEN’’ E DHUNSHME mbi trevat shqiptare te administruara nga shteti malazez.

10390549_10152938999495619_1764940934999839496_nSkender Hasangjekaj,
( 30 Dhjetor 2014, Martinaj, Guci)