Portali MALESIA.ORG
Gjithë qytetarëve të Malësisë dhe gjithë shqiptarëve kudo gjinden në botë, Urime Vitin e Ri 2015.
Për ne qytetarët e Malësisë edhe viti që po lejmë pas, ashtu si dhe vitet e mëparshme, ishte vit me shumë dështime e me pak arritje. Me shumë çështje të pazgjedhura, probleme të vjetra e të reja, në mungesë të bashkëpunimit e unifikimit për çështjet tona madhore njerëzore e kombëtare. Edhe një vit i lëkundjeve politike, sociale e ekonomike, pa Komunë si një ndër të drejtat themelore qytetare, papunësi e përballje me asimilimin.
Me shpresë se Viti 2015 do të dallohet për hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, kombëtare e politike, me më shumë mirëkuptim e tolerancë për njëri-tjetrin, bashkëpunim e unifikim si në rrethin shoqëror edhe në atë politik. Le të jetë ky një vit i ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe subjekteve politike shqiptare dhe liderëve të tyre, i unifikimit për të mirën e vendit dhe popullit të vet, duke punuar për vendin e popullin më shumë, kurse më pak për interesat partiake e personale.
Shëndeti, fati e mbarësia qofshin gjithmonë pranë.
Gëzuar 2015.
_____________________________________________________________________
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
Urimi për Vitin e Ri
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju uron të gjithë shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri 2015.
Uroj që viti 2015, të jetë vit i begatë, me plot dashuri , harmoni, paqe dhe zhvillim, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Gëzuar !
Kyetari,
Genci Nimanbegu
_____________________________________________________________________
LDnëMZ
URIM PËR VITIN E RI 2015
Qytetare dhe qytetarë,
Të nderuara anëtare e anëtarë dhe përkrahës të LD në MZ,
Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi , me rastin e VITIT TË RI 2015, më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij, si edhe bashkëatdhetarëve në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.
Le t’u sjellë KY VIT I RI shëndet, begati, mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.
Gjithmonë, çdo ditë e çdo natë e pritshi me gëzime.
Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.
Gëzuar dhe U R I M E!
Mdehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ