Hashim Thaçi i padëshirueshëm në Mal të Zi

hashim thaciZëvendës-kryemnistri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi do të pritet me protesta në vizitën e tij në Podgoricë.

Shoqata e të zhvendosurve në Mal të Zi, Shoqata e Malazezëve të Metohisë dhe Shoqata e Familjeve të kidnapuar, zhdukur dhe të vrarë në Kosovë e Metohi “Bozhur” kanë paralajmëruar se në ditën e vizitës së Hashim Thaçit, me 15 janar, do të organizojnë protestë kundër ardhjes së tij në Mal të Zi, shkruan gazeta Dan.

Këto tri shoqata njoftojnë se për organizimin e protestës kanë arritur marrëveshjen, dhe ftojnë qytetarët të u bashkëngjitën.

Edhe kryetari i lëvizjes për paqe “Jo luftës – Jo Natos” Gojko Raicevic i është bashkëngjitur kësaj iniciativë, i cili në mes tjerash deklaroi se është e papranueshme që mysafiri i parë në Mal të Zi në vitin 2015 të jetë Hashim Thaçi, të cilin në shkrimin e publikuar në gazetën Dan e quajnë terrorist i UÇK-së dhe vrasës masiv.

Thaçi me 15 janar do të vizitojë Podgoricën, kurse në Ulqin pritet të jetë me 16 janar. Deri me tani nuk ka ndonjë informatë zyrtare nëse ai do të vizitojë Malësinë. /MALESIA.ORG/