Drejtorët e shkollave mund të jenë vetëm nga DPS-SDP

gjimnazi 25 majiËshtë një “sekret” publik që drejtori i një institucioni arsimor në Mal të Zi mund të jetë vetëm person nga lista e koalicionit qeverisës, tha kryetari i Sindikatës së Arsimit Zvonko Pavicevic, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Jemi të sigurt se në arsim praktikohet punësimi partiak. Por, për fat të keq është e vështirë të dëshmohet pasi që drejtori përmes Ligjit të Punës ka të drejtë të punësojë atë që ai dëshiron,” shprehet Pavicevic.

Kjo që deklaron Pavicevic mund të vërehet edhe në shkollat tona në Malësi. /MALESIA.ORG/