Mali i Zi shënon një tjetër rënie në indeksin e organizatës “Reporterë pa Kufij” (Reporters Without Borders) për sa i përket lirisë së shtypit.
Në listën për vitin 2014, Mali i Zi shënon edhe një rënie tjetër krahasuar me vitet e kaluara dhe renditet në pozitën 114-të, nga gjithsej 180 shtete.
Mali i Zi në vitin 2009 ishte e pozicionuar në vendin e 77-të, në 2010 në vendin 104-të, vitin 2011/12 në vendin 107-të dhe vitin 2013 në vendin 113-të.
Nga shtetet e kontinentit të Evropës më keq se Mali i Zi rënkohen vetëm Maqedonia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.
Mali i Zi shpesh ka fituar kritika nga organizata të huaja si dhe nga politika zyrtare e Bashkimit Evropian për trendin negativ në fushën e lirisë së medies. /MALESIA.ORG/