Pushteti në Mal të Zi keqpërdorë pakicat, kurse vendbanimet në të cilin ata përbëjnë shumicën e popullsisë, janë mjediset më të pazhvilluara, ka thënë anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Ndryshim Rifat Veskovic.
Ai në konferencën për manipulimin politikë dhe keqpërdorimin e pakicave në shtet , ka theksuar se partitë e popujve pakicë kryesisht janë dorë e zgjatur e Partisë në pushtet.
Veskovic ka theksuar se miratohen tekste ligjore dhe dokumente të tjera të cilat vetëm përfaqësish rregullojnë pozitën e pakicave , derisa situata në praktikë është krejtësisht ndryshe dhe pozita e pakicave gjithnjë keqësohet.
Ai si shembull mori Ulqinin si komunë me shumicë shqiptare e cila ka pagat më të ulëta nga të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/
