Pavlovic: Luksic të shqyrtojë idenë e Bujar Nishanit

1Deputeti i Lëvizjes për Ndryshime Koca Pavlovic ka apeluar tek Ministri i Punëve të Jashtme Igor Luksic të kërkojë përgjigje nëse ideja e presidentit shqiptar Bujar Nishani lidhur Bashkimit Kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë ka të bëjë vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, apo behët fjalë për një plan edhe për mjediset tjera të banuara me shqiptarë, e që janë brenda disa shteteve tjera të rajonit.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani para disa ditëve pati thënë se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodhin.

Pavlovic tha se deklarata e Presidentit shqiptar ka peshë, dhe Bujar Nishani sigurisht nuk bie në kategorinë e atyre që nuk kanë ndikim politik në skenën publike të Shqipërisë. /MALESIA.ORG/