Bardhi: Gjeloshaj duhet të sanksionohet

1Lideri i Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi tha se vendimi i deputetit të Alternativës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj që të mos jap dorëheqje në këtë funksion dhe të lëshojë vendin është “tentim që me dhunë, fuqi, muskuj dhe mashtrim ta mbajë këtë vend”.

Bardhi për Portalin Analitika tha se Gjeloshaj duhet të sanksionohet, sepse, siç thotë ai, vendimi i tij është i paperceptueshëm.

“Mendoj se mosrespektimi i marrëveshjes nuk është shenj i mirë, para së gjithash për ne Shqiptarët. Nëse ne në mes veti nuk i respektojmë marrëveshjet, atëherë kush tjetër duhet t’i respektojë. Vendimi i Gjeloshajt është po ashtu edhe tregues i keq për sistemin zgjedhor. Marrëveshjet janë nënshkruar për tu respektuar, e jo që të mos respektohen”, theksoi Bardhi.

I pyetur se çka do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje, lideri i LD në MZ tha se partia e tij do të analizojë situatën momentale dhe të pres për hapat e veta të mëtejme, por thekson se këto do të jenë hapa që do të bëhen në korniza administrative dhe ligjore.