Numanoviq takon Nimanbegun, u diskutua për situatën e shqiptarëve në Mal të Zi

Nimanbegu-NumanoviqMinistri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Dr. Suad Numanoviq vizitoi dje Komunën e Ulqinit me ç’rast takoi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Genci Nimanbegun.

Takimi u fokusua në trajtimin e temave shumë të rëndësishme në përgjithësi ndërsa në veçanti tema që i përkasin situatës politike dhe pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi, konkretisht :
Realizimi i Marrëveshjeve të nënshkruara me Universitetin e Malit të Zi dhe Drejtorisë së burimeve njerëzore, Problemet e Arsimit në gjuhën shqipe si dhe për situatën financiare të Këshillit Kombëtarë Shqiptar, shkruan në kumtesën për opinionin të KKSH-së.

Pas një analize të gjithanshme u dakorduan se është e nevojshme për një angazhim më të madh për implementimin në shkallë më të gjërë të Memorandumeve të nënshkruara në mes Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – Universitetit të Malit të Zi dhe Këshillave Nacionale dhe Memorandumit të nënshkruar në mes të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – Drejtorisë së burimeve njerëzore dhe Këshillave Nacionale të nënshkruar prej qershorit të vitit 2014.

Sa i përket arsimit në gjuhën shqipe Kryetari Nimanbegu ia rikujtoj edhe njëherë Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq , që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi janë evidente me të cilat në kohë janë njoftuar të gjithë faktorët relevantë përgjegjës në Malin e Zi dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme duke ritheksuar se gjuha shqipe ka specifikat e veçanta në krahasim me gjuhët e pakicave tjera në Mal të Zi.

Për këtë gjendje të arsimit në gjuhën shqipe e njoftoj edhe me pakënaqësinë e prindërve shqiptarë të cilët ndihen të diskriminuar. Përveç tjerash u dakorduan që bashkarisht duhet të angazhohen në regjistrimin e studentëve shqiptarë në studimet posdiplomike.Sa i përket financave është e tepërt të flitet përderisa vihet në pikëpyetje funksionimi i KKSH-së.

Ministri z. Numanoviq, u pajtua me të gjitha problemet e parashtruara nga Kryetari i KKSH-së z. Genci Nimanbegu dhe u zotua në angazhimin më të madh për implementimin e Memorandumeve dhe avansimin e tyre, në regjistrimin e studentëve shqiptarë në universitetet e Malit të Zi. Gjithashtu në lidhje me problemet e arsimit u vendos që mbahet mbledhje e përbashkët me Entin e botimit të teksteve dhe Entit te shkollave.

Shërbimi për informim i KKSH