Thaçi, premton ndihmë shqiptarëve në Mal të Zi

Hashim-Thaci-6Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Ulqin ka premtuar shqiptarëve në Mal të Zi se mund t’i ndihmojë në realizimin e të drejtave për një jetë më të mirë, mëson gazeta Dnevne Novine.

Në takimin me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjekën, Thaçi ka thënë se shqiptarët duhet të i drejtohen për të gjitha problemet me të cilat ata përballen.

Thaçi ka thënë se ka bashkëpunim të mirë me kryeministrin Milo Djukanovic dhe se mund të ndihmojë.

“Nuk i di në detaje të gjitha problemet tuaja, prandaj dhe më njoftoni për çdo gjë që mendoni se mund të zgjidhet, kam marrëdhënie të mira me Djukanovic-in dhe ai do të ndihmojë, mëson kjo gazetë nga disa pjesëmarrës të takimit.

Megjithatë, këto detaje deri me tani nuk janë konfirmuar publikisht nga ndonjë përfaqësues i partive shqiptare të cilët ishin prezent në takimin me Thaçin. /MALESIA.ORG/