Pas deklaratës së Alternativës Shqiptare se Nik Gjeloshaj nuk do të jap dorëheqje nga posti i deputetit, Partia Demokratike e Fatmir Gjekes mbas mbledhjes së Këshillit Qendror do të ndërmarrë një sërë hapash në mënyrë që ta rregullojë dëmin të cilin Gjeloshaj e bënë me shkelje brutale të kontratës nga viti 2012, mëson Portali Ul-info.
Kryetari i Lidhjes demokratike Mehmet Bardhi tha se Gjeloshaj ka uzurpuar këtë post tash më shumë se dy muaj dhe se për këtë gjë duhet të dënohet.
Ai tha se po mendon për dorëzimin e padisë penale kundër Gjeloshajt dhe Alternativës shqiptare.
Njëkohësisht, Vasel Sinishtaj nga Iniciativa qytetare tha se këto ditë do t’i dërgojë Forcës dhe Genci Nimanbegut paralajmërimin e fundit, ndërsa pas kësaj do të ngrejë padi në organet kompetente, mëson ky portal.