Mbishkrime fyese në Podgoricë kundër shqiptarëve

22222222Në qendër të Podgoricës, në afërsi te Sahat Kulla, mëngjesin e sotëm u shfaqën mbishkrime me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve dhe komunitetit LGBT.

Në mbishkrimet behët thirrje për vrasjen e pjesëtarëve të komunitetit LGBT, ndërsa shqiptarët i barazojnë me atë komunitet.

Nga LGBT Forum Progres njoftojnë se këtë akt e kanë paraqitur në polici si dhe kanë ngritë një padi në autoritet kompetente.

Kjo nuk është hera e parë që në qytete të ndryshme në Mal të Zi paraqitën mbishkrime me përmbajtje urrejtëse e fyese kundër shqiptarëve. /MALESIA.ORG/