Sinishtaj, letër diplomatëve lidhur situatës së shqiptarëve

1Këshilltari i Iniciativës Qytetare në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit Vasel Sinishtaj, ka dërguar letër të hapur përfaqësuesve diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, OSCE-së, Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën thekson diskriminim e shqiptarëve në të gjitha instancat shtetërore dhe lokale në Mal të Zi.

“Nëse edhe për ju është e arsyeshme që Petnica, Gucia, Shavniku apo Plluzhina të kenë komunë kurse Malësia/Tuzi me rreth 12,500 banorë nuk i plotëson kushtet juridiko-ekonomike të qeverisë se Malit të Zi, kurse ju edhe më tutje “qetësisht” arsyetoni sjellje të tilla të qeverisë, atëherë në mënyrë të pashmangshme hapet pyetja e pjesëmarrjes tuaj në gjitha këto”- shkruan Sinishtaj.

Ai pyet diplomatët e huaj se si një shtet i cili nuk respekton as Kushtetutën e vet dhe Ligjet e aprovuara meriton epitetin “shembull në rajon”.

Në letrën drejtuar diplomatëve Sinishtaj kërkon ndihmën e tyre në realizimin e të drejtave të shqiptarëve të cilat mbeten, siç i quan ai, vetëm premtime të përjetshme.

Sinishtaj thekson se edhe sot, 24 vite pas zgjedhjeve të para shumëpartiake, Malësia ende nuk është komunë, në administratën publike mungojnë shqiptarët, mjediset ku shqiptarët përmbajnë shumicën janë më të pazhvilluarat, punësimi i mësuesve bëhët nga komunitet tjera kurse të rinjtë tonë të arsimuar janë pa punë, shkruan në mes tjerash në letrën e Sinishtajt. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri